Irani prezanton avionin që ri që shmang radarët

Irani ka prezantuar sot avionin e ri luftarak, të prodhuar tërësisht në vend, për të cilin zyrtarët thonë se arrin t’u fshihet radarëve.

Presidenti Mahmud Ahmadinexhad tha se avioni i ri Qaher- 313, ose Dominant- 313, tregon se Irani ka vullnetin për të kapur majat e shkencës.

Qaher është një nga disa avionë të projektuar nga ushtria iraniane që prej vitit 2007.

Teherani ka kohë që pretendon për arritje të rëndësishme në fushën e teknologjisë, por këto pretendimet nuk mund të verifikohen për shkak se vendi nuk publikon detaje teknike të arsenalit që ka.

Republika islamike nisi një program të prodhimit të armatimeve në vend pasi në vitet 1980, Perëndimi vendosi embargo ndaj eksportit të teknologjisë ushtarake dhe armatimeve në Iran.

Që prej vitit 1992, Irani ka prodhuar vetë tanke, raketa, torpedo, avionë pa pilotë dhe avionë ushtarakë.

Irani thotë se avioni arrin të bëjë luftime në ajër dhe të sulmojë shënjestrat në tokë.

Mediat iraniane thonë se avioni është i ngjashëm me modelin amerikan F/A-18.

Megjithatë fizikisht avioni ngjan me modelin F-5E/F Tiger II, një model shumë i vjetër amerikan, që Irani e ka pasur në arsenalin e armatimeve kur SHBA furnizonte me armë regjimin e Shahut përpara revolucionit të vitit 1979. /BS/kohaislame

Artikulli paraprakEgjipt-Presidenca: Vendosmëri absolute ndaj akteve të dhunës
Artikulli vijuesHoxhaj: Njoha e Kosovës nga Libia – çështje kohe