Bëhet e ditur se në “Mitingun e Demokracisë dhe Dëshmorëve” që u organizua në Sheshin e Mitingjeve në Yenikapı kanë marrë pjesë pesë milionë persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të siguruara nga burimet policore, në bazë të analizave nga helikopterët policorë të numrit të personave për metër katrorë, është bërë matja e pjesëmarrjes në “Mitingun e Demokracisë dhe Dëshmorëve”.
Në matjet që u bënë në Sheshin e Mitingjeve në Yenikapı, në rrugicat në qendër të qytetit dhe në kahet drejt Eminönüs dhe Zeytinburnus në Bulevarin Kennedy, njoftohet se numri i pjesëmarrësve ka arritur në afërsisht pesë milionë persona.