Në Moskë u ekspozuan robotë ligjerues dhe administratorë

Panairi dy ditorë i robotëve dhe robotikës në Moskë “Robotics Expo 2015”, në të cilën vizitorët mund të shihnin robotët në rolin e ligjeruesve, administratorit dhe masazhatorë, përfundoi sot.

Njëra nga organizatoret e Panairit Yevgeniya Klepa deklaroi për AA se me zhvillimin e teknologjise, është lehtësuar ndërtimi i robtëve. Klepa thotë se robotët do të jenë shumë funksional dhe shumë shpejtë, sikur kompjuterët, do të bëhen pjesë e pashmangshme e përditshmërisë.

“Sivjet, ashtu sikurse me parë, kemi lënë shumë hapësirë për robotët që përdoren në arsim, shërbim dhe për kryerjen e punëve të shtëpisë. Këta robotë nuk tërheqin vëmendjen vetëm të qytetarëve por edhe të biznesmenëve nga mbarë bota. Në panairin ekspozojmë edhe fluturake pa pilot. Robotë të ndryshëm përdoren në sektorin e bujqësisë, ushtrisë dhe industrisë”, sqaroi Klepa, duke theksuar se kjo është hera e tretë e organizimit të Panairit.

Vëmendjen e vizitorëve më së shumti e tërhoqi studenti i Institutit teknik në Moskë, i cili “punon” si ndihmës shef i repartit të Institutit. Si “rrogë” merr rimbushjen e baterive. Ky lloj roboti i përdorur në sektorin arsimor, është pritur shumë mirë nga vizitorët.

Vizitorja Lika Lunina theksoi se robotët nuk u interesojnë vetëm djemve, por se edhe shumë vajza janë të dashuruara me ta.

Artikulli paraprakDrejtshkrimi i gjuhës shqipe me shfletuesin Chrome
Artikulli vijuesAviacioni turk shkatërron 23 objektiva të PKK-së në veri të Irakut