Osmani: Fati i rastit “Sopot’ dhe “Monstra” në duart e prokurores Janeva

Rasti i Sopotit duhet të hetohet dhe procesuohet nga Prokurorja e re speciale në Maqedoni, Katica Janeva. Këtë e garanton ndryshimi i ligjit për prokurori publike që u miratua sot në Parlament, vlerson për Zhurnal, profesori universitar, Osman Kadriu.

Sipas tij prokurorja Janeva duhet të inicion të gjitha rastet që kanë të bëjnë me audio-regjistrimet e aferës së përgjimeve.

“Ky rast u përmend në bombat politike. Gjykimi i Sopotit ka qenë vetëm në bazë të një dëshmie e cila është dhënë nën presion të ispektorëve të policisë maqedonase, andaj është mirë që puna e parë prokurorja e re të inicion procedur për rastin e Sopotit pavarësisht se ka ndodhur në vitin 2003,duke kërkuar përsëritjen e gjykimit me cka që procedura të ndërpritet, për shkak se aty nuk ka fajësi për të akuzuarit e rastit të Sopotit”, ka deklaruar Kadriu duke shtuar se se rasti Monstra është më unikat për shkak se nuk u shpalosën detale në opinion përmes audio-regjistrimeve.

“Për këtë rastin “Monstra”, Ne nuk kemi shumë të dhëna nga bombat politike,por nëqoftëse se LSDM-ja e ka marr si obligim se do ti dorëzoj të gjitha dëshmit materiale që burojn nga afera e përgjimeve, ka risi edhe për cështjen e Monstrës, prokurori special do të kycet me detyr zyrtare edhe për ndriçimin e këtij rasti fatkeq”, ka deklaruar për Zhurnal, profesori, Osman Kadriu.

Ndryshe, rasti i Sopotit është një rast i montuar politik me qëllim burgosjen e shqipëtarëve për dëbimin e tyre nga trojet e veta. Në vitin 2003 në fshatin Sopot një xhip iNATO-së duke kaluar nëpër fshatin Sopot për të shkuar në fshatin Sushevë ka hasur në një minë ku humbën jetën 2 ushtarë të Natos dhe një përkthyes. Gjykata mori vendim që për këtë rast të fajsohen 13 banorë vendas ku vetëm me dëshmiën e Ramadan Bajramait të cilin e detyruan ta nënshkruante letrën në të cilën pranohej fajësija (Ramadan Bajrmai ka deklaruar publikisht se letrën e kishte nënshkruar pas mallëtretimit që iu bënë disa ditë nga policia) ku Sopotasit u denuan me 156 vjetë burg.

Artikulli paraprakNga Gjevgjelia në Tabanoc sot kanë kapërcyer rreth 600 refugjat
Artikulli vijuesRexhepi: Lëvizja Besa është e hapur për njerëz nga subjektet tjera politike