Lenovo rifreskon linjën e tabletëve

Lenovo ka rifreskuar linjën e saj të tabletëve duke lansuar Yoga Tab 3 në konferencën “IFA”, që po mbahet në Berlin.

Pajisja më e avancuar, Yoga Tab 3 Pro, do të dalë në treg së bashku me dy versione tjera, 8 dhe 10 inç. Të tre tabletët janë me sistem Android.

Modeli Pro ka ekran 10.1-inç me rezolucion 2560 x 1600 pikselë.

Yoga Tab 3 Pro ka korniza nga metali dhe mbrojtëse të pasme nga lëkura. Ai ka katër “JBL” altoparlantë në pjesën e përparme.

Të tre tabletët kanë dizajnin e paraardhësve dhe shumica e funksioneve të tyre përkrahin kontrollimin përmes gjesteve.

Yoga Tab 3 do të lansohet më 1 tetor për 110 funte. Modeli 10-inç dhe ai Pro do të vijnë një muaj më vonë me çmim 120 dhe 325 funte.

Artikulli paraprakMercedesi “së shpejti” vjen me koncept të ri elektrik
Artikulli vijuesNë fshatrat e Vlorës asgjësohen mbi 6200 rrënjë hashashi