Në “sektorin e vdekjes”, ku amerikanët më të rrezikshëm presin ekzekutimin

Brenda sektorit të pritjes së dënimit me vdekje të Amerikës, ku mbi 700 burra të dënuar janë në pritje të ekzekutimit.

Por askush nuk është ekzekutuar në Burgun shtetëror të San Quentin në Konteën e Marin gjatë dekadës së fundit dhe dhoma e vdekjes prej 853,000 dollarësh e ndërtuar më 2008 nuk është përdorur asnjëherë.

Për herë të parë që kur një gjykatë federale i pezulloi të gjitha ekzekutimet në Kaliforni më 2006-n pasi argumentoi se ndëshkimi kapital i shtetit ishte anti-kushtetues, zyrtarët e burgut kanë lejuar që reporterët të hyjnë në brendësi të institucionit.

Të martën, ata u lejuan të shohin kushtet e përditshme të jetesës të disa prek kriminelëve më famëkeqë të vendit.

Janë 725 të burgosur që po presin vendimin për metodën e propozuar të ekzekutimit me një ilaç si dhe votimin nëse duhen ekzekutuar apo jo që të gjithë në të njëjtën kohë.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12

Artikulli paraprakHazbi Therra: Gati restoranti, pije alkohol, Kujtoje momentin, brenda n'arkivol
Artikulli vijues35 përqind e popullatës në Maqedoni është e mërzitur, nuk qesh nga varfëria!