Në SHBA vriten tetë persona, ekzekutohen me plumb në kokë

Të paktën tetë persona janë vrarë në katër shtëpi të ndryshme në pjesën rurale të Ohios.

“Besohet se viktimat, shtatë të rinj dhe një adoleshent, janë nga e njëjta familje”, tha në një deklaratë Prokurori i përgjithshëm i shtetit.

Që të gjithë thuhet se janë goditur në kokë, ndërsa policia ende është duke kërkuar për sulmuesin apo sulmuesit, shkruan BBC.

Shumë zyrtarë nga agjenci të ndryshme u dërguan në skenën e krimit në Piketon, në jug të Columbus, transmeton lajmi.net.

Prifti në vendin e ngjarjes tha se dhuna ka rezultuar si pasojë e situatës së brendshme.

Disa nga viktima besohet se janë qëlluar për vdekje teksa ata ishin në gjumë, përfshirë një grua në shtrat së bashku me fëmijën e saj 4-vjeçar. Policia ende nuk ka përcaktuar një motiv.

Artikulli paraprakA po dorëzohet shteti para krimit të të fortëve?
Artikulli vijuesIsh-pjesëtari i UÇK-së i gjetur i vrarë në Korreticë, besohet se ka qenë dëshmitar në Gjykatën Speciale