“Në Siri dëshirojmë formimin e një qeverie ku nuk ndodhet Asadi”

“Nëse më pyesni mua nëse dëshirojmë apo jo një rajon gjysmë autonom për kurdët përgjigja është ‘Jo‘. Në lidhje me Sirinë me dhjetëra herë e kemi shprehur opinionin tonë dhe sërish po e përsëris. Ashtu siç jemi dakordësuar në deklaratat e deri tanishme, ne e pranojmë Sirinë si një të tërë pa bërë dallime sektare”

 

WASHINGTON (AA) – Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, ka theksuar se pas marrëveshjes për ndërprerjen e konflikteve, që është në cilësinë e armëpushimit të pjesshëm dhe të përkohshëm në Siri, në pushtet duhet të vijë një qeveri e cila të mbrojë integritetin e vendit. Ai ka pohuar se nuk dëshirojnë krijimin e një zone gjysmë autonome për kurdët dhe se SHBA në Siri dëshiron formimin e një qeverie ku nuk ndodhet Asadi, raporton Anadolu Agency (AA).

Kirby në një konferencë të përditshme për shtyp ka folur rreth opinioneve se “Siria mund të kalojë në një model federal”.

“Nëse më pyesni mua nëse dëshirojmë apo jo një rajon gjysmë autonom për kurdët përgjigja është ‘Jo‘. Në lidhje me Sirinë me dhjetëra herë e kemi shprehur opinionin tonë dhe sërish po e përsëris. Ashtu siç jemi dakordësuar në deklaratat e deri tanishme, ne e pranojmë Sirinë si një të tërë pa bërë dallime sektare”.

Duke vënë në dukje se në Siri pas uljes së konflikteve, kanë nisur bisedimet diplomatike mes regjimit dhe opozitarëve Kirby u shpreh: “Edhe pse nuk janë plotësuar kanë nisur bisedimet se si do të mbahen zgjedhjet. Nëse arrihet sukses kjo do të sigurojë formimin e një qeveria e cila do t’i përgjigjet nevojave të popullit të Sirisë”.

Artikulli paraprakTsipras: Nëse bashkëpunohet me Turqinë, kriza e refugjatëve vendoset nën kontroll
Artikulli vijuesMinistri i jashtëm grek: Turqia është fqiu më i mirë i Greqisë