Në Stamboll do të ndërtohet xhamia me minaren më të lartë në botë

Xhamia do të ndërtohet në kodrën Çamlica dhe do të shihet nga të gjitha pjesët e qytetit.

Detajet rreth ndërtimit të xhamisë së madhe, e cila do të ndërtohet në kodrën e Stambollit, Çamlica, zbulojnë se kjo xhami do ta ketë minaren më të lartë në botë, thotë arkitekti i projektit.

Sipas gazetës Hürriyet, xhamia do të shtrihet në një hapësirë prej 15 000 metra katrorë dhe do të jetë e dukshme nga të gjitha pjesët e Stambollit.

“Projekti është shumë i kërkuar në aspektin e madhësisë së tij. Do ta ndërtojmë kupolën edhe më të madhe se sa ato të ndërtuara nga paraardhësit tanë. Xhamia do ta ketë minaren më të lartë në botë. Lartësia e minares do t’i tejkalojë (minaret 105 metërshe) të Medines dhe Münevveres (xhamitë në Medinë). Do të ketë minimum gjashtë minare, por janë të mundshme edhe disa surpriza, thotë Hacı Mehmet Güner, arkitekti kryesor./igj/kohaislame

Artikulli paraprakEgjipt, ushtria sfidon presidentin
Artikulli vijuesVideo: Shpiket jeleku i ri antiplumb i cili i reziston çdo lloj arme