Në Sudanin Jugor qëllohet edhe helikopteri i dytë rus

Anëtarët e ekuipazhit të helikopterit rus “Mi-26”, të cilët punojnë nën patronazhin e OKB-së në Sudanin e Jugut, pas fluturimit në zonën e Wau zbuluan një vrimë të shkaktuar nga një plumb në kabinën e pilotëve, bën me dije të enjten një burim në organet e sigurisë në Moskë.

Sipas këtij burimi informacioni, helikopteri ishte i pajisur me aparatura për transportimin e mallrave. Ai është në pronësi të kompanisë ajrore ruse “UTair ” dhe kryen fluturime në Sudan me kërkesë të OKB-së.

Më 21 dhjetor të vitit 2012 në afërsi të fshatit Likuangole në Republikën e Sudanit të Jugut si pasojë e një goditjeje të dhënë nga toka u rrëzua helikopteri rus “Mi-8”, që punonte në bazë të një kontrate për misionin e OKB-së.

Artikulli paraprak“Fatah” dhe “Hamas” po pajtohen?
Artikulli vijuesDuhanpirësit u shkaktojnë kancer fëmijëve