“Fatah” dhe “Hamas” po pajtohen?

Liderët e fraksioneve palestineze “Fatah” dhe “Hamas”, respektivisht Mahmoud Abbas dhe Khaled Mashal, ranë dakord gjatë negociatave në Kajro për fillimin e menjëhershëm të procesit të pajtimit.

Siç njoftoi administrata presidenciale e Egjiptit, e cila ishte ndërmjetëse në këto negociata, të dyja palët vendosën të rinisin konsultimet për formimin e një qeverie të unitetit kombëtar. U arrit gjithashtu marrëveshja në lidhje me marrjen e masave për reformimin e Organizatës Çlirimtare të Palestinës.

Që nga koha e pushtimit të dhunshëm të Rripit të Gazës nga lëvizja “Hamas” në korrik të vitit 2007, marrëdhëniet ndërmjet fraksioneve kundërshtare kishin mbetur jashtëzakonisht të tensionuara.

Artikulli paraprakReshje e rrallë dëbore në Kuds (Jeruzalem)
Artikulli vijuesNë Sudanin Jugor qëllohet edhe helikopteri i dytë rus