Në Turqi rritet prodhimi dhe eksporti i automjeteve

Prodhimi i automjeteve në Turqi gjatë vitit 2016 ka patur një rritje prej 9 për qind, ndërsa 77 për qind e tyre janë eksportuar.

Ndërkohë që prodhimi i automjeteve në Turqi gjatë vitit 2016 ka patur një rritje prej 9 për qind, thuhet se 77 për qind nga automjetet e prodhuara janë eksportuar.

Është publikuar raporti i Shoqatës së Industrisë së Automjeteve në Turqi (OSD) për vitin 2016 rreth prodhimit, eksportit dhe shitjes së tyre. Sipas këtij raporti vitin e kaluar prodhimi i përgjithshëm i automjeteve është rritur me 9 për qind, ndërsa ai i autoveturave me 20 për qind krahasuar me një vit më parë.

Në këtë periudhë prodhimi i përgjithshëm ishte 1 milionë e 486 mijë, ndërsa i atyre të autoveturave ishte 951 mijë. Në këtë mënyrë niveli i prodhimit të automjeteve është regjistruar si më i larti deri më tani.

Eksporti shifra rekord

Në vitin e kaluar, krahasuar me një vit më parë eksporti i përgjithshëm i automjeteve është rritur me 15 për qind, ndërsa ai i autoveturave është rritur me 23 për qind. Në këtë periudhë janë eksportuar 1 milionë e 141 mijë automjete si dhe 746 mijë autovetura.

Artikulli paraprakA duhet të ndalohen lajmet e rrejshme në mediet sociale?
Artikulli vijuesKredi apo “fajde” në institucionet mikrofinanciare