Në vendet e Ballkani Perëndimor, PBB e “varfër” në krahasim me vendet e BE-së

Shqipëria ku PBB është 48,64 përqind e mesatares rajonale dhe Kosova me vetëm 35,55 përqind, radhiten të fundit në këtë renditje të vendeve të Ballkanit Perëndimor
 
Vetëm Sllovenia dhe Kroacia kanë Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) për kokë banori më të lartë nga mesatarja në rajon, sipas analizës të Anadolu Agency, (AA).
 
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, mesatarja e PBB-së për shtetet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë është 8.360,38 dollarë amerikan (USD).
 
Pra, Sllovenia ka PBB-në që është 2,77 herë më e lartë se mesatarja në rajon, ndërsa në Kroaci 1,6 herë më e lartë, ndërsa të gjitha shtetet e tjera janë renditur nën mesataren rajonale.
 
Më e afërt me këta shtetet është Mali i Zi, e cila ka PBB-në prej 85,04 përqind të mesatares rajonale, Serbia 75,51 përqind dhe Maqedonia  61,12 përqind të mesatares rajonale. Bosnja dhe Hercegovina mezi kalon gjysmën e mesatares rajonale me 55,77 përqind.
 
Shqipëria ku PBB është 48,64 përqind e mesatares rajonale dhe Kosova me vetëm 35,55 përqind, radhiten të fundit në këtë renditje të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
 
Nëse bëhet një krahasim i PBB-së për kokë banori të vendeve të rajonit me mesataren e Prodhimin e Brendshëm Bruto për kokë banori të Bashkimit Evropian është katastrofike. Mesatarja e BPB-së sipas të dhënave të fundit të OKB-së për Bashkimin Evropian arrin në 32.507 dollar amerikan (USD).
 
Sllovenia, e cila është anëtare e BE që nga viti 2004, ka një PBB prej 71,25 përqind të mesatares së BE-së, ndërsa Kroacia, e cila tashmë prej dy vitesh është anëtare e BE-së, ka një PBB që arrin vetëm 41,5 përqind të mesatares evropiane.
 
Vendet që janë kandidatë për BE-në janë të radhitura në fund, nën shtetet më të dobëta anëtare të BE-së Rumanisë, e cila ka PBB-në prej vetëm 26,78 përqind, dhe Bullgarisë me vetëm 23,20 përqind të PBB-së të mesatares së BE-së.
 
Mali i Zi, edhe pse ka PBB-në më të mirë të shteteve kandidate për BE, arrin vetëm 21,87 përqind të mesatares evropiane. PBB i Serbisë është 19,42 përqind, Maqedonisë 15,72 përqind dhe Shqipërisë 12,51 përqind të mesatares evropiane.
 
PBB e Bosnje dhe Hercegovinës si kandidat potencial për BE-në është më e lartë se ajo e Shqipërisë, duke arritur në 14,34 përqind të PBB-së në Bashkimin Evropian, ndërsa PBB e Kosovës në krahasim me atë të BE-së arrin në vetëm 9,14 përqind dhe radhitet si më e ulëta në rajon.
 
Sipas Kombeve të Bashkuara, Prodhimin e Brendshëm Bruto më të lartë për kokë banori në rajon e ka Sllovenia me 23.161 dollarë, ndërsa në Kroaci kjo është 13,490 dollarë. Sipas të dhënave të fundit, PBB-ja në Malin e Zi arrin në 7.109 dollarë, në Serbi 6.313 dollarë, në Maqedoni 5.110 dollarë, në Bosnje dhe Hercegovinë 4.662 dollarë, në Shqipëri  4.066 dhe në Kosovë 2,972 dollarë.
 
Të dhënat nga Banka Botërore (BB) në krahasim me ato të Kombeve të Bashkuara që kanë të bëjnë me PBB -në për shtetet e rajonit e devijojnë nga pak, deri në disa qindra dollarë.kohaislame
Artikulli paraprakZbërthim Analitik mbi Raportin e KCSS
Artikulli vijuesPalestinezët: Çmimin e Holokaustit hebre po e paguajmë ne