Në vitin 1912 muslimani i fal dy rekate para se ta varrin

Kjo foto dhe ky material janë të marrura nga albumi i fotografive i cili është botuar tani shpejtë në Turqi.

Fotoja është detal nga viti 1912 nga koha e luftërave ballkanike.

Ushtria bullgare e përgatitur për ta varrë një njeri me fes ia plotësojnë dëshirën e fundit këtij njeriu.

Dëshira e fundit e tij ishte të merr abdes dhe të fal dy rekate namaz para se ta varrin.

Sunet të cilin i pari e filloi sahabiu i nderuar Hubejb Ibën Adiu, radijallahu anhu, siç na e regjistron Imam Buhariu dhe Imam Muslimi në dy sahihet e tyre, nga Ebu Davudi Hurejre, radijallahu anhu, i cili na rrëfen e thotë:

“Kur e nxorën jobesimtarët Hubejb ibën Adiun për ta ekzekutuar në kohën e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, u tha: më leni të fali dy rekate namaz. Ishte i pari i cili i fali dy rekate namaz para se të vritej”.

Bekir Halimi/ISLAMMK/kohaislame

Artikulli paraprakDisa truke kundër çrregullimit të gjumit
Artikulli vijuesPërpiqu ta arrish kulmin e të mundshmes