Përpiqu ta arrish kulmin e të mundshmes

Imam Ibën Xhevziu, rahimehullah, thotë:

“Ai që e angazhon mendimin e tij të kthjellur e kupton se duhet të kërkojë pozitat më të ndershme dhe kurrë nuk kënaqet me gjërat e mangëta. Ebu Tajib Mutenebiu ka thënë:

Asnjë e metë e njerëzve nuk është gjë

Siç është mangësia e njerëzve të plotë

Andaj njeriu i mençur duhet të arrijë kulmin e të mundshmes:

Nëse mund ta parafytyrojmë se njeriu mundet të hip në qiej do të ishte mangësi e shëmtuar të mjaftohet me tokën, por të arrihej pejgamberia me punë do të vlerësohej ai që nuk e synon njeri i poshtër.

E nëse nuk mund të arrihet një gjë e tillë atëherë njeriu duhet ta kërkon të mundshmen. Njerëzit e urtë e llogarisin biografi të pëlqyeshme arritjen e maksimumit të mundshëm në dituri dhe vepra.

Do të jap një sqarim në lidhje me këtë për ta qartësuar qëllimin dhe për të kuptuar gjërat tjera që nuk i kemi thënë:

Trupi: fizionominë nuk mund ta përcakton njeriu, por ai mund ta zbukuron dhe përmirëson atë, andaj është e shëmtuar për një njeri të mençur ta lë pas dore këtë gjë. Sheriati e ka potencuar këtë gjë duke i përmendur disa gjëra për t’i nënkuptuar të tjerat, andaj ka urdhëruar të shkurtohen thonjtë, shkulen qimet e nënsqetullave, ruajtjen e vendeve të turpshme, ka ndaluar ngrënien e hudhrës dhe qepës së gjallë për shkak të erës. Për këtë duhet të krahasojmë me këto udhëzime dhe të synon kulmin e pastërtisë dhe maksimumin e stolisjes. U dinte së është duke ardhur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, prej aromës së këndshme që vinte para tij, pasi që ishte shembull në pastërti dhe dëlirësi.

Nuk jam duke urdhëruar për teprim në këto gjëra sikur veprojnë ata të cyturit, por mesataren e lavdëruar…”.

Pastaj thotë:

“Njeriu duhet të përpiqet të fitojë dhe të tregtojë që tu ndihmon tjerë-ve dhe të mos ketë nevojë që tjerët ta ndihmojnë atë. Le të arrijë në këtë drejtim atë nivel saqë të mos e pengojë nga mësimi i fesë, e pastaj le të synon arritjen e kulmit në dituri.

Mangësia më e shëmtuar është imitimi, taklidi. E nëse i shtohet ambicia, ngritet në nivelin që t’i përzgjedh vetes medhheb dhe të mos pajtohet të ndjek medhhebin e askujt. Sepse imituesi, mukalidi, është i verbër, atë e udhëheq udhëheqësi i tij (imami).

Pastaj duhet të synojë kulmin e njohjes së Allahut dhe mënyrës se si duhet të sillet me te. Shkurt thënë: nuk duhet lënë asnjë vepër me vlerë që mund ta arrijë pa e arritur, sepse të mjaftohet me pak është gjendje e njerëzve të poshtër.

Nëse mundesh t’ia kalosh secilit dijetar dhe asket bëje sepse edhe ta kanë qenë njerëz të rëndomtë edhe ti je njeri. Vetëm ambicia e ulët i ka lënën njerëzit në pozita të ulëta.

Dije se je në mejdan të garës, koha ikë, mos u zhyt në dembeli, sepse i vetëm dembelit i kanë ikur gjërat dhe çdo gjë që arrihet arrihet me seriozitet dhe vendosmëri.

Ambicia ia vlon njeriut gjoksin sikur uji në kazan. (Sejdul-Hatir, fq. 189-192).

Përktheu: Bekir Halimi/islam.mk/kohaislame

Artikulli paraprakNë vitin 1912 muslimani i fal dy rekate para se ta varrin
Artikulli vijuesUshqimet që përmirësojnë humorin