Nëna, babai dhe djali humbin jetën në një aksident të tmerrshëm në Gostivar

Nëna, babai dhe djali nga Kërçova kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në dalje të Gostivarit, ndërsa djali me lëndime është dërguar në Qendrën Medicinale në Gostivar, kanë bërë të ditur nga MPB.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Gostivar-Kërçovë, në dalje të Gostivarit, ndërsa kanë marrë pjesë makina “mercedes” me targa të Malit të Zit dhe “opel astra” me targa të Ohrit.

Në aksidentin jetën kanë humbur bashkudhëtarët e makinës “opel astra”, babai 61-vjeçar, nëna 56-vjeçare dhe vajza 28-vjeçare. Djali në moshë 31 vjeçare me iniciale N.S është ndaluar për kurim dhe është në gjendje stabile.

Shoferi i ‘mercedesit’, 55-vjeçari V.E nga fshati Raotincë, është ndaluar në stacionin policor në Gostivar. Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit. /SHENJA/

Artikulli paraprakJa nga kush i merni lajmet çdo ditë!
Artikulli vijuesNormalizohet trafiku ajror midis Shkupit dhe Stambollit