Nënat e Srebrenicës i shkruajnë Jeremiqit dhe nënës së tij

Kompleksin që e keni ju, për shkak se e keni prejardhjen mysliman dhe për atë që duani të bëheni serb më i madh se Patriku serb, mos tentoni ta kuroni dhe mjekoni mbi të vdekurit tanë, të cilët i vranë bashkëvendësit tuaj serb, vetëm e vetëm se ishin mysliman-thuhet mes tjerash në letrën e Nënave të Srebrenicës.

Letra që Nënat e Srebrenicës i dërguan Vuk Jeremiqit dhe nënës së tij:

Shoqata “Nënat e enklavës së Srebrenicës dhe Zhepës”, kanë dërguar një letër të hapur kryesuesit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuk Jeremiqit dhe nënës së tij, Sena, për shkak të skandalit që e ka shkaktuar me organizimin dhe ekzekutimin e këngës luftënxitëse “Marsh na Drinu” në koncertin e mbajtur në ambientet e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, me rastin e festës së Vitit të Ri serb.
Kompleksi

”Ne nënat, gratë, bijat dhe motrat e 10.000 viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, që i vranë gjakpirësit sërb pikërisht nën tingujt e këngës “Marsh na Drinu, jemi të indinjuara se ju zotëri Vuk, si bir i nënës Sena dhe nip i Sadetes dhe Sherifit, në selinë e organizatës më të madhe botërore, propagoni fashizëm serb, në atë mënyrë duke sjellë korin dhe orkestrën që ekzekuton marshin serb, nën tingujt e së cilit që nga Lufta e Parë Botërore derdhet gjaku i myslimanëve nga kjo anë e lumit Drina. Kompleksin që keni ju për shkak të prejardhjes tuaj sepse jeni me prejardhje mysliman, dhe për shkak të të cilit dëshironi të bëheni ma serb se patriku, mos tentoni ta kuroni dhe ta mjekoni mbi viktimat tona, mbi të vdekurit tanë, që i vranë bashkëkombësit tuaj sërb vetëm e vetëm pse ishin mysliman. Mos na shkaktoni dhimbje shtesë neve të mbijetuarve të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë”-shkruajnë nënat e Srebrenicës kryesuesit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në letrën e hapur, që e transmeton Agjencia “Anadolija”.
Shoqata “Nënat e enklavës së Srebrenicës dhe Zhepës”, përkujton Jeremiqin se Sërbia, me vendim të Gjykatës ndërkombëtare të të drejtës, është shpallur fajtore dhe përgjegjëse për mospengimin dhe parandalimin e gjenocidit ndërsa ushtria dhe policia e entitetit serb për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në kryerjen e këtij gjenocidi mbi popullatën e pafajshme boshnjake.

“Që më 1914, “marsh na Drinu” është simbol vdekjeje për boshnjakët e Porinjës, , ndërsa për radikalët serb (pjesëtarët e forcave paramilitare të Sheshelit-M.L)- në të dy anët e lumit Drina është këngë e preferuar. Kombet e Bashkuara, me Asamblenë e Përgjithshme të së cilës ju kryesoni, kanë shprehur dhe dërguar një ndjesë për shkak të ekzekutimit të këngës “Marsh na Drinu”, duke sqaruar se Kombet e Bashkuara janë koshiente se ndjenjat e disa njerëzve janë prekur e lënduar me ekzekutimin e kësaj këngë luftarake (luftënxitëse)”.
Nënat e Srebrenicës në letrën e tyre pyesin Jeremiqin se a është i vetëdijshëm se ka fyer boshnjakët me ate që e ka sjellë në OKB këngën “Marsh na Drinu”.

” Ju përkujtojmë ju se më vitin 1995, para syve të ushtarëve të OKB-së është kryer gjenocidi. Për këtë dëshmojnë mijëra boshnjak të mbijetuar të Srebrenicës, por edhe mijëra varre në Qendrën memoriale në Potoçari. Gjenocidin e kanë kryer serbet, ndërsa ushtarët e OKB-së kanë shikuar heshtazi dhe marrim guximin të themi se e kanë lejuar këtë gjenocid. Sot, 17 vjet pas këtij gjenocidi në Srebrenicë, është ironizuese që me Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së kryeson një sërb. POr ama, ndoshta kjo më së miri ilustron vetë fotografinë dhe imazhin e raportit të OKN-së ndaj viktimave dhe kriminelëve. Kombet e bashkuara edhe një herë treguan dhe dëshmuan se janë organizatë ku nuk ka moral. Për ne, OKb-ja e ka humbë kuptimin e ekzistimit dhe qëllimin e vet të para 17 viteve. Sot, opinioni i gjerë botëror le të bindet se çfarë organizate është OKB-ja. Krahas këngës “Marsh na Drinu”, keni treguar se krimet janë amnistuar. Le të keni turp ju Jeremiq dhe OKB-ja për këtë veprim. Ne kemi përballuar edhe gjëra më të vështira e më të rënda, ndaj do ta përballojmë edhe këtë, do të bëjmë çmos e ç’është e mundur që OKB-ja të përgjigjet për ate që nuk ka penguar krimet”-shkruajnë nënat e Srebrenicës.

Letër të ndarë përplot emocione ato i kanë dërguar edhe nënës së Vuk Jeremiqit, Sena Jeremiq, duke porositur se biri i sajë ka prekur thellë ndjenjat dhe plagët akoma të pashëruara e të freskëta të nënave, motrave, grave dhe bijave të gjenocidit në Srebrenicë, që i kanë lënë pa të afërmit e tyre.

Drejtësia dhe Humaniteti

”Me siguri se duke u kujdesur e edukuar e rritur fëmijtë, ose duke shikuar se si bëjnë të tjerët, jeni njoftuar me situatën kur një nënë i ankohet tjetrës për shkak të dëmëve dhe hajdutllëkut që bëjnë fëmijët. Kjo letër është pikërisht një ankesë, por që dallon sepse juve nuk ju ankohet një nënë apo dy nëna nga komshillëku, porn e disa mijëra nëna, që jemi të ofenduara dhe të fyera, nënçmuara e përulura me veprimin e djalit tuaj. E nderuara zonjë, duhet të dini se djali juaj para disa ditësh ka luajtur dhe është tallur me vdekjen e fëmijve tanë. Ku të ishte ai fat që edhe fëmijtë tanë të luanin si fëmijtë tjerë të botës, por natyrisht se nuk kanë mundur sepse mijëra fëmijë tanë janë të vdekur, ndërsa djali juaj tallet dhe luan me vdekjen e fëmijve tanë. Na vjen mirë që fimija juaj ka arritur të bëhet figurë e rëndësishme të organizatës më të madhe në botë që merret me mbrojtjen e humanitetit dhe të drejtave të njeriut. Ne, të gjitha nënat e kësaj bote, derisa i kemi rritur fëmijtë gjithnjë u kemi dëshiruar vetëm të mira në jetë dhe kemi dëshiruar që ti nxjerrim në rrugë të drejtë, rrugë në të cilën respektohen të drejtat dhe humanizmi. Fëmijtë tani i kanë vrarë po në atë rrugë, ndërsa eshtrat e tyre edhe sot e kësaj dite jemi duke i kërkuar, ndërsa djali juaj është bërë figurë e rëndësishme në organizatën që heshtazi ka shikuar dhe lejuar vdekjen-vrasjen e fëmijve tanë. Kjo ka ndodhur para 17 vjetëve, por plagët tona janë akoma të freskëta dhe kurrë nuk do të shërohen, e së paku këtë ju duhet ta dini, sepse edhe ju jeni nënë”-thuhet në letrën e hapur të Shoqatës “Nënat e enklavës së Srebrenicës dhe Zhepës, që ia kanë adresuar nënës së kryesuesit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Mund ta paramendoni dhe ta imagjinoni që ndokush tua vret Vukun tuaj dhe 15 vjet pas
asaj vrasjeje të pyesni se ku janë eshtrat për ti varrosur denjësisht? Mendojmë se për një cast mund ta imagjinoni një situatë të tillë. Nuk duam që të na keqkuptoni, nuk e dëshirojmë vdekjen e djalit tuaj ose cilit do njeri në këtë planetë. Dëshirojmë të dini që fëmija juaj, djali juaj, para disa ditëve me sjelljen e korit që e këndoi-intonoi këngën “Marsh na Drinu” në OKB, ka prekur në plagët tona të freskëta dhe ka luajtur e tallur me vdekjen e fëmijve tanë. Shumica thonë se kënga-kompozimi është bërë në kontekst të Luftës së Parë Botërore, e për ne kjo këngë-kompozicioni nuk është asgjë tjetër pos muzikës me të cilën kanë bërë orgji. Sërbët, gjatë vrasjeve kanë dhunuar, dëbuar, plaçkitur dhe djegur.

Zonja Jeremiq, me “Marsh na Drinu” djali juaj ka pirë gota vere në një atmosferë solemne, ndërsa fëmijtë tanë duke dëgjuar këtë këngë, janë lutur për jetën e tyre, janë lutur tu falet jeta dhe kanë kërkuar shkas që të mbeten gjallë në këtë botë qoftë edhe për disa çaste. Mendojmë se na kuptoni si nënë. Mos u hidhëroni për shkak të kësaj letre të hapur, bëhuni fatlume. Sepse, ne jemi mijëra nënë në këtë botë që do të jepnin gjithçka nga vetja në këtë botë, nëse na ankohet një nënë tjetër për djalin e sajë. Lyeni me ngjyrë dhe erë trëndafili dhe ta keni shëndosh e mirë djalin tuaj”-shkruajnë nënat e Srebrenicës, në letrën dërguar nënës së Vuk Jeremiqit, Sena Jeremiq.  (INA)/kohaislame

Artikulli paraprakThaçi rizgjedhet kryetar i PDK-së
Artikulli vijuesAmbasadori serb: Shqipëri po hyn në punët e brendshme të Serbisë