Ambasadori serb: Shqipëri po hyn në punët e brendshme të Serbisë

Ambasadori i Serbisë në Shqipëri, Miroljub Zaric, nga qyteti i Fierit është shprehur se në lidhje me Preshevën, i përmbahet deklaratës së bërë nga Ministria e Jashtme serbe.

Ambasadori serb ndodhej në Fier, me rastin se shoqata e serbëve në Shqipëri ka hapur zyrën e saj në qytetin e Fierit.

Ai gjatë fjalës së tij akuzohoi Shqipërinë se po krijon destabilitet në rajon duke ‘ndërhyrë në punët e brendshme të Serbisë’, siç e quajnë ata rastin e heqjes së përmendores së UCPMB-së nga Presheva.

“Përsa i përket deklaratave të bëra nga Ministria e Jashtme e Serbisë për çështjen e Preshevës, ne iu përmbahemi atyre, pasi ne kërkojmë të kemi marrëdhënie të mira me fqinjët por edhe me Kosovën. Marrëdhëniet e mira me fqinjët janë kushti që Serbia të integrohet në BE”, ka thënë Zaric.

Zaric ka theksuar më tej se “Serbia është e gatshme për marrëdhënie të mira bilaterale”.

Gjatë hapjes së kësaj zyre, ka folur edhe kreu i shoqatës së serbëve në Shqipëri, Eqerem Dulevic.

Sipas tij, “janë rreth 2500 anëtarë të komunitetit serb në qarkun e Fierit, pjesa më e madhe jetojnë në Libofshë dhe në disa zona të tjera”. /atime/kohaislame

Artikulli paraprakNënat e Srebrenicës i shkruajnë Jeremiqit dhe nënës së tij
Artikulli vijuesPërurohet Xhamia e Kullës së Sahatit në Dibër