“Nënat e ushtarëve” rusë thonë se djemtë po u dërgohen në Ukrainë

Një grup joqeveritar në Rusi, ka shfaqur shqetësime se rekrutët rusë po detyrohen të nënshkruajnë kontrata, të cilat mund të rezultojnë me dërgimin e tyre për të luftuar në Ukrainë.

Grupi Nënat e Ushtarëve, thotë se vetëm gjatë dhjetorit ka pranuar më shumë se 20 ankesa të tilla nga prindërit e rekrutëve rusë.

 

Prindërit thanë se pas nënshkrimit të kontratave, bijtë e tyre janë dërguar në një bazë ushtarake në Rostov që gjendet në afërsi të kufirit me Ukrainën lindore.

 

Nënat e ushtarëve i kanë kërkuar avokates së popullit Ella Pamfilova, që t’i hetoj hetoj akuzat e prindërve.

 

Grupi i cili i mbron të drejtat e rusëve vlerëson se rreth 500 ushtarë rusë janë vrarë në konfliktin në Ukrainën lindore.

 

Organizata joqeveritare ka thënë se po hetohen disa raporte të cilat bëjnë me dije se ushtarët rusë të vrarë në Ukrainën linore po varrosen fshehurazi ose po digjen.

 

Kremlini e mohon dërgimin e trupave ruse në Ukrainën lindore. 

Artikulli paraprakKim Mehmeti: Nëse nuk shpërthejn “bombat”, atëherë ‘banditët’ tanë partiak, e kanë braktisur shtratin e VMRO-së
Artikulli vijuesJabllanoviqit, Beogradi i thotë të japë dorëheqje!?