Kryeministri tajlandez kërcënon me dënim me vdekje gazetarët

Sulmet e kryeministrit tajlandez ndaj gazetarëve vazhdojnë që nga viti i kaluar.
 
Udhëheqësi i grushtit ushtarak në Tajlandë dhe kryeministri Gjeneral Prayuth Chan-ocha ka kërcënuar me vdekje gazetarët me “synimet separatiste”, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Chan-ocha porositi se “mediat janë arsyeja e ndarjes së shoqërisë” dhe theksoi se nuk do të ndajë “sytë nga mediat në këtë vend”. Chan-ocha tha se në rast nevoje Këshilli për Qetësi Kombëtare dhe Rend do të hap hetimin në lidhje me gazetarët në atë vend. “Mund t’i ekzekutojmë ata për të cilët provojmë se janë të fajshëm”, porositi kryeministri tajlandez. 
 
Demonstratat në Tajlandë kanë zgjatur shtatë muaj, ndërsa kanë humbur jetën 28 persona. Në mes të majit vitin e kaluar ushtria mori pushtetin, dhe se kryeministri Chan-ocha dhe më herët kërcënonte gazetarët. 
 
Sulmet ndaj kryeministrit tajlandez ndaj gazetarëve vazhdojnë që nga viti i kaluar. Ndaj njërit prej gazetarëve ai e ka sulmuar edhe me banane. Chan-ocha duke qenë mysafir në një emision televiziv paralajmëroi gazetarët e gazetave me tirazh më të madh që në lajmet të shkruajnë të vërtetën dhe faktet. 
Artikulli paraprakGjykata Kushtetuese vërteton vjedhjen në kamata të Raiffeisen Bankës
Artikulli vijuesJahjaga dekreton ligjin kundër pjesëmarrjes në luftërat e huaja