Nëndega e LDK-së në Rugovë e pakënaqur me demarkacionin

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Rugovë të Pejës ka dalë kundër demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Përfaqësues të kësaj dege kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me këtë proces, duke thënë se një pjesë e madhe e tokës së Kosovës i kalon Malit të Zi.

Ata kanë akuzuar komisionin shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi për mungesë transparence.

“Shënjimi i kësaj vije kufitare dhe vlerësimi i komisionit ndërkombëtar për këtë proces, për ne janë të papranueshme”, kanë thënë përfaqësues të degës së LDK-së në Rugovë nëpërmes një konference për media.

Artikulli paraprakAQP-ja e rendoi buxhetin për 371 mijë euro për “Hib Petrol”
Artikulli vijuesKryeprokurori i Shtetit: Javën e ardhshme fillon lirimi i pronave të uzurpuara