Britania e Madhe ka prezantuar nëndetësen e saj më të re. Bëhet fjalë për një prej nëndetëseve më të mëdha të prodhuar në vend, e cila ka një peshë prej 7400 ton dhe kosto prodhimi 1 miliard Paund.
Flotës detare të Britanisë së Madhe i shtohet nëndetësja më e madhe e prodhuar në vend.
Është fjala për HMS Audacious dhe peshon 7400 ton. Ajo u prezantua publikisht në portin e Kambrias, ku do të nisë udhëtimin e saj të parë në det.
Kostoja e prodhimit të saj arrin në 1 miliard Paund. Sipas zyrtarëve të Ministrisë Britanike të Mbrojtjes duhen 10 vjet për ndërtimin e nëndetëseve të tilla.
Nëndetësja funksionon me energji bërthamore dhe në bord mban raketa Tomahok, në gjendje të godasin me përpikëri objektiva të ndodhura mbi 1 mijë kilometra larg.
Fuqitë e mëdha ushtarake të botës janë përfshirë së fundi në një garë të ethshme armatimesh. Vetëm pak ditë më parë Kina prezantoi aeroplanmbajtësen më të madhe të prodhuar ndonjëherë në vend.