Nënkolonel me shkollë të mesme

Forca e Sigurisë së Kosovës po kalon në një proces gradimi. Disa pjesëtarë të kësaj force ndonëse nuk e kanë të përfunduar shkollimin e kërkuar me një rregullore Nr.13/2009, ata janë avancuar deri në gradën nënkolonel.

Fidaim Elshani, Milaim Ademi, Fehmi Berisha, Adem Ibishi, Milaim Musliu dhe Rifat Maloku, ndonëse kanë të përfunduar vetëm shkollën e mesme ata nga grada major janë avancuar në gradën nënkolonel.

Kurse Nexhat Bunjaku e Shpend Zogaj, me shkollë të mesme kanë marrë gradën e majorit dhe Fatmir Kajatazi është avancuar në gradën kapiten nga grada toger.

Sipas një liste që ka dalë nga shtabi i FSK-së e që ka arritur në redaksinë e Indeksonline, thuhet se këta persona janë avancuar në grada me rekomandim të disa gjeneralëve të lartë të FSK-së.

Në rregulloren Nr.13/2009 për ngritje në gradën e oficerit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, neni 2 thuhet se, ngritja në gradën e oficerit është e drejtuar drejtë atyre të gradave të tjera të cilët kanë arritur nivel shumë lartë të afësive profesionale.

Për t’u marr parasysh, personi me gradë tjetër duhet ta ketë arritur gradën e rreshterit (GT 5) apo më lart.

Vetëm kandidatët më të dalluar do të merren parasysh në përputhje me kërkesat e FSK-së. Kandidatët e mundshëm duhet: të ngritën në gradën e oficerit para moshës tridhjetë e gjashtë vjeçare, të kenë diplomën e vlefshme të universitetit dhe t’i plotësojnë standardet e FSK-së për përgatitje fizike dhe ato mjekësore.

Por ndryshe thotë një rregullore tjetër me numër 01/2008 e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës për regrutimin në FSK.

Ibrahim Shala, zëdhënës në MFSK, ka deklarua për Indeksonline se, pjesëtarët e lartpërmendur, rezultojnë se kanë qenë ish pjesëtarë të TMK-së, dhe bazuar në rregulloret e FSK-së për regrutim dhe për avancim, gradimi i tyre ka qenë i bazuar në procedurat dhe kriteret e përcaktuara me ligj dhe rregulloret e poshtëshënuar.

Rregullorja Nr. 01/2008 e MFSK-së për regrutimin në Forcën e sigurisë së Kosovës, Neni 21, kriteret e përzgjedhjes “Ndonëse shkollimi universitar paraqet kualifikimin e preferuar si për eprorë nga TMK-ja, ashtu edhe nga shoqëria e gjerë kosovare, edhe përfundimi i shkollës së mesme është një normë e pranueshme për fazën fillestare të ngritjes së FSK-së. Kushtet e përshkruara në Nenet 6 dhe 7 të kësaj rregulloreje mund të përjashtohen në rastin e aplikuesve të kualifikuar nga TMK-ja”.

Ndërsa kriteret e avancimit janë të përmbledhura në: Rregullorja Nr. 05/2011-MFSK Për avancimet në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Neni 5 kriteret për avancim: “1. Pjesëtarët e FSK-së do të avancohen në përputhje me nevojat e FSK-së.

Në procesin e avancimit merren parasysh këta faktorë: Së paku tri vjet në gradën e tyre aktuale, nivel i duhur i edukimit, niveli i duhur i përgatitjes fizike, niveli i duhur i ekzaminimit mjekësor, niveli i kërkuar i verifikimit, niveli i duhur i trajnimit profesional, dosja e përgjithshme e përmbushjes së detyrave dhe potencialit në dy raportet e fundit të vlerësimit, rekomandimi për avancim në raportin vjetor të vlerësimit dhe dosja disiplinore në ndalim të avancimit”.kohaislame

Artikulli paraprakSerbët e veriut në kujdestari, për “shkak të patrullimeve” të ROSU-së!
Artikulli vijuesPTK u shit për 242 milionë euro, jo për 277 milionë