NËNKRYETARI I LDK-SË, ADERON NË PDK

Median Hashani, nënkryetar i degës së LDK-së në Ferizaj dhe këshilltar komunal në KK u është bashkuar të martën radhëve të PDK-së. Ai ka thënë të jetë kompozicioni të cilit do të t’i bashkohen edhe vagonë tjerë nga stacioni i LDK-së dhe shoqërisë civile.

Hashani, i cili është profesor universitar dhe ekspert i auditimit ka folur për arsyet që e shtynë të shkëputet nga LDK-ja dhe ato që e ofruan kah partia më e madhe në këtë qytet.

Dështimi në procesin e reformave brenda LDK-së, kandidimi për kryetar komune i personit jo serioz dhe kompetent, bllokimi i degës nga ana e kreut të LDK-së, Adem Salihaj, imponimi i mendimeve të tij në grupin parlamentar, qasja komuniste e kryetarit Isa Mustafa në menaxhimin e partisë, injorimi që i bëri degës së LDK-së, janë disa nga arsye që përmend Hashani.

“Isa Mustafa është duke dështuar në procesin e bisedimeve dhe procese tjera, sepse nuk respekton programin e partisë, gjë që ka ndikuar në humbjen e zgjedhjeve të fundit. Pastaj nuk ka përmbushur premtimin se do të ndëshkohen ata kandidatë që do të humbin zgjedhjet”, ka thënë Hashani.

Lidhur me arsyet që e ofruan me PDK-në, Hashani ka përmendur ndër tjerash reformimin e programit, sidomos atij ekonomik, që përputhen me botëkuptimet e tija.

Hashani ka folur edhe për vlerat tjera të PDK-së, duke zënë ngoje qasjen qytetare që tregoi PDK-ja në zgjedhjet e kaluara dhe programin e kryetarit të komunës 2012-15.

Mirëseardhje, Median Hashanit në PDK i kanë dëshiruar, kryetari i degës, Ylber Topalli dhe deputeti i Parlamentit të Kosovës, Elmi Reçica. Ky i fundit ka thënë se PDK-së po i mbërrijnë shumë kuadro të përgatitura, që kanë kaluar fazat e pjekurisë politike e intelektuale dhe PDK-ja mirëpret këto kuadro.

“Mediani me përvojën që ka, ka çka të mësojë nga PDK-ja dhe çka t’i jap PDK-së, si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror”, ka thënë Reçica. /kohaislame

Artikulli paraprakPLANIFIKIMET E NJERËZVE DHE CAKTIMET E ALLAHUT
Artikulli vijuesBota muslimane nën presionin e qarqeve islamofobike sërish