Nëntë shkencëtarë do të ndajnë çmimet prej 1 milion dollarëve për zbulimet që kanë bërë në mënyrën se si truri ka ndryshuar gjatë kohëve, pastaj se si t’i lëvizin atomet individuale dhe se si Albert Einstein kishte të drejtë sa i përket universit.
Akademia Norvegjeze e Shkencave dhe Letrave në Oslo sot ka bërë të ditur fituesit e Çmimeve Kavli, të cilat ndahen çdo dy vjet.
Çmimi për astrofizikë ndahet për Ronald Drever dhe Kip Throne nga Instituti për Teknologji i Kalifornisë dhe Rainer Weiss nga Instituti për Teknologji i Massachusetts, njofton AP.
Ata janë cituar për zbulimin e parë të drejtpërdrejtë të valëve gravitetit. Einstein kishte parashikuar para një shekulli që valët ekzistojnë.
Çmimet për neuroshkencë u ndanë në mes të Eve Marder, Michael Merzenich dhe Carla Shatz.
Çmimi për nanoshkencë shkoi te Gerd Binnig, Christoph Gerber dhe Calvin Quate.
Fillimisht të ndara në vitin 2008, çmimet e kanë marrë emrin nga themeluesi, biznesmeni dhe filantropisti Fred Kavli, një norvegjez që ka jetuar në SHBA, e i cili ndërroi jetë në vitin 2013.