Avioni i nisur nga Tirana në Bruksel ulet në Paris

Një avioni i nisur nga aeroporti i Rinasit në drejtim të kryeqytetit belg ka devijuar destinacionin, duke u ulur në Paris.

Kjo lëvizje vjen pas sulmeve që ndodhën mëngjesin e sotëm në Bruksel, ku të paktën 34 persona humbën jetën pas dy sulmeve terroriste.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njofton se më datën 22 Mars 2016, avioni i linjës Tiranë – Bruksel – Paris që operohet nga ‘Adria Airways’, me 42 pasagjerë në bord, është nisur nga Tirana sot në orën 6.47 dhe është ulur në Paris, në aeroportin ‘Charles de Gaulle’.

Zbritja në Bruksel, destinacion në programin e fluturimit të kësaj linje, u anulua pas ngjarjeve të mëngjesit të sotëm në kryeqytetin belg. Avioni Bombardier CRJ 900 u ul me të gjithë pasagjerët në destinacionin e radhës, Paris”, thuhet në deklaratë, transmeton Shekulli.

Artikulli paraprakNishani: Keqardhje për viktimat e sulmit terrorist, dënoj aktet barbare
Artikulli vijuesQato Arabët e këqinjë – Kosovë, vihet gurthemeli i spitalit të Pediatrisë, donacion i Emirateve