Nëntë të vdekur nga stuhia e borës në SHBA

Shtetet në verilindje të SHBA-së, po i hapin rrugën nga dëbora prej një metër që ka rënë dhe pas stuhisë më të keqe të borës me dekada.

Rreth 700 mijë familje janë pa energji elektrike në nëntë shtete. Një central bërthamor në Masaçusets është mbyllur, pas humbjes së energjisë.

Së paku nëntë persona kanë vdekur nga stuhia, përfshirë pesë në Konektikat.

Pesë shtete kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Më shumë se 2 mijë fluturime janë anuluar të shtunën, duke e çuar në gati 6 mijë numrin e anulimit të fluturimeve gjatë dy ditëve të fundit, edhe pse aeroportet, duke përfshirë ato në Boston dhe Nju Jork, pritet të rihapen së shpejti.

Stuhia e madhe shtrihej nga Liqenet e Mëdha deri në Atlantik, me më së shumti borë të raportuar në Konektikat, Rhode Island dhe Masaçusets./rel

Artikulli paraprakShtohet dhuna në Karaçi
Artikulli vijuesSi të tërhiqen ndërmarrësit nga diaspora?