Raporti i kongresit: Asnjë provë që Arabia Saudite ka lidhje me sulmin e 11 Shtatorit

Një raport amerikan i lëshuar së fundi, për sulmet e 11 Shtatorit të vitit 2001, nuk kanë mundur të dëshmojnë lidhjen mes autoritete Sauditë dhe pjesëmarrësve në këto sulme. Riadi zyrtar ka mirëpritur këtë raport.

Ai është një raport sekret i komitetit investigativ i përgatitur në vitin 2002 ndërsa u zbulua të Premten më 15 korrik 2016, që dëshmon edhe njëherë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë provë që dëshmon se autoritetet zyrtare të Arabisë Saudite kanë lidhje me sulmin.

Ky raport prej 28 faqe është përmendur se do të nxjerr ato lidhjet e terroristëve me autoritetet zyrtare të Saudisë, por informacionet që kanë agjencitë e inteligjencës e kanë dëshmuar të kundërtën thuhet sipas DW në gjuhën arabe.

Ky raport edhe njëherë dëshmon për miqësinë mes Arabisë Saudite dhe Shteteve të Bashkuara. Ky investigim tregon edhe njëherë bashkëpunimin që kanë këto shtete mes vete. Ky investigim shëron edhe ato komplekset që Arabia Saudite është prodhuese e terroristëve./KohaIslame

Linku i burimit të lajmit në DW

Artikulli paraprakErdoğan dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike
Artikulli vijuesSi rrallëherë, në parlamentin turk ka një qëndrim të përbashkët kundër puçit ushtarak