Nëse ju fshini një aplikacion në iPhone, do të zgjasni jetën e baterisë për 15%.
Për fat të keq, nëse jeni duke pritur që të ju themi për ndonjë aplikacion të kotë si Compass, jeni gabim, sepse “ngrënësi” i baterisë është Facebook.
Dhe ju nuk keni nevojë që të mos përdorni më këtë rrjet social. Krejt qa ju duhet të bëni, është që ta përdorni atë nga shfletuesi që e keni të instaluar Safari, në vend se ta përdorni atë nga aplikacioni i tij, transmeton Koha.net.
Vitin e kaluar, njerëzit janë ankuar se aplikacioni i Facebook në smartfonët me Android ka ndenjur aktiv edhe kur nuk ka qenë duke u përdorur, ndërsa u dëshmua se në shumë modele të smartfonëve, aplikacioni harxhonte mbi 20% të baterisë, për çdo ditë.
I testuar nga Samuel Gibbs, për “The Guardian”, ka treguar se është saktësisht i njëjtin problem edhe në iPhone.