Turqia iu kërcënua Bashkimit Evropian se do ta ndërpresë Marrëveshjen për refugjatët edhe para fundit të këtij viti, nëse Brukseli së shpejti nuk i plotëson kërkesat e Ankarasë dhe nuk i heq vizat për shtetasit turq për udhëtim në BE.
“Durimi ynë është në fund”, deklaroi ministri turk i Punëve të Jashtme Mevlut Cavusoglu, në intervistë për gazetën zvicerane “Neue Zucher Cirher Zeitung “.
“Presim përgjigje nga BE-ja këto ditë. Përderisa nuk arrin, do ta anulojmë Marrëveshjen”, paralajmëroi Cavusoglu
Turqia, sipas tij, ka reaguar në kërkesat e Brukselit dhe ka përgatitur ndryshime në ligjin e tij për luftë kundër terrorizmit, që BE-ja e vendosi si një nga kriteret për liberalizimin e vizave.
“I përmbahemi Marrëveshjes me BE-në dhe presim të njëjtën ta bëjë edhe Evropa. Përderisa kjo nuk ndodh, do ta pezullojmë Marrëveshjen me BE-në edhe në atë fushë”, shtoi ai.
Në pyetjen se kur mund të ndodh kjo, Çaushoglu deklaroi se Turqia tashmë ka përmendur fundin e tetorit si afat të mundshëm.
“Gjithsesi nuk do të presim deri në fund të vitit”, theksoi shefi i diplomacisë turke.