Agjencioni i lajmeve INA ONLINE shkruan se shokëve, miqve, ish bashkëluftëtarëve, por edhe përfaqësuesve të institucioneve në Kosovë u ka ardhur në majë të hundës nga lojërat e autoriteteve maqedonase me Gafurr Dugollin, prandaj kanë dërguar një ultimatum në adresë të BDI-së: Nëse nuk lirohet sot Gafurr Dugolli, do të publikojmë incizime të bisedave të zyrtarëve të Maqedonisë lidhur me rastin e Kumanovës.
Marrim vesh se ata kanë kërkuar prej përfaqësuesve të BDI-së që këtë porosi t’ia transmetojnë edhe VMRO-DPMNE-së.
Ky ultimatum ka shkaktuar panik të re në radhët e BDI-së dhe VMRo-së, prandaj pritet që sot përfundimisht ta lirojnë Gafurrin.