Nesër konkursi për 12 mijë studentë të rinj në UP

Konkursi për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, për vitin akademik 2013-14, pritet që të shpallet nesër. Sipas analizave të bëra nga njësitë akademike, Universiteti i Prishtinës do të pranojë rreth 12 mijë studentë. Ndërkohë, konkursi do të jetë i hapur deri më 23 korrik.

Ardian Kastrati, këshilltar i rektorit Ibrahim Gashi, tha për Radio Kosovën se më 26 dhe 27 do të mbahen provimet pranuese, kurse me 30 korrik shpallja e rezultateve.

Sipas Kastratit, gjatë këtij viti pritet të rritet numri i studentëve në ato fakultete ku vitet e kaluara ka pasur më shumë interesim, siç janë: Edukimi, Ekonomiku, Juridiku dhe Mjekësia. Ai tha se kjo rritje e numrit varet edhe nga vendimi zyrtar i Ministrisë së Arsimit. /koha/kohaislame

Artikulli paraprak55 të vrarë në luftimet në Siri
Artikulli vijuesPresidentja Jahjaga uron muslimanët për muajin e Ramazanit