Presidentja Jahjaga uron muslimanët për muajin e Ramazanit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Presideentja Atifete Jahjaga i ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, njofton Zyra për Informime Presidencës.

Në urim, ndër të tjera thuhet: “ Me rastin e fillimit të Ramazanit, muajit më të rëndësishëm për besimtarët myslimanë, ju shpreh urimet e mia më të mira. Ju dëshiroj agjërim të lehtë, harmoni dhe begati e mirëqenie në familjet tuaja.

Duke qenë se muaji i Ramazanit është muaj i sakrificës dhe i përkushtimit ndaj Zotit, uroj që ky muaj të kalojë në paqe, mirëkuptim e solidaritet midis të gjithë qytetarëve të vendit tonë”./koha/kohaislame

Artikulli paraprakNesër konkursi për 12 mijë studentë të rinj në UP
Artikulli vijuesDhjetë sëmundje të cilat i shëron agjërimi