Netanjahu – Nëse zgjidhem përsëri kryeministër do t'i jap përparësi cështjes së Iranit

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu ka thënë sen ë rast se do të rizgjidhet atëherë puna e parë që do të bëjë do të jetë asgjësimi i armëve bërthamore të Iranit.

Kryeministri izraelit në një deklaratë që ka bërë përpara zgjedhjeve të 22 janarit, ka thënë se puna e parë që do të bëjë në rast të rizgjedhjes do të jetë pengimi i posedimit të armëve bërthamore nga Irani.

Në deklaratën që ai bëri gjatë pranimit në takim të senatorit amerikan Mitch McConnell dhe delegacionin që e shoqëronte foli në lidhje me afrimin e zgjedhjeve dhe Iranin.

Gjatë mbledhjes ai iu drejtua të ftuarve me fjalët “miqtë e mi të vjetër” dhe tha se në rajonin ku ndodhet Izraeli po përjetohet një lëkundje dhe mungesë e madhe sigurie dhe shtoi se ata ndodhen përpara një sfide të madhe.

Netanjahu tha se në rast se zgjidhet përsëri Kryeministër ai do t’i japë përparësi çështjes së Iranit dhe shtoi: “Pengimi i armatosjes me armë bërthamore të Iranit… Kjo mendoj se është përparësia më e madhe për të dy vendet tona… Unë ndihem mirënjohës për mbështetjen tuaj dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Edhe i ftuari amerikan McConnel duke i dhënë mbështetje Netanjahut tha: “ Agjenda jonë është e njëjtë me tuajën për këtë anë të botës”. /trt/kohaislame

Artikulli paraprakUdhëzimi profetik gjatë përkujdesjes për fëmijët
Artikulli vijuesNga një burg irakian u arratisën disa anëtarë të "Al-Qaeda"