Policia përleshet me mbështetësit e Morsit

Forcat e sigurisë së Egjiptit kanë përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë një protestë të studentëve në Kajro.

Rreth 3,000 studentë nga Universiteti al-Azhar, që është institucion i lartë islam, kanë bllokuar të dielën disa rrugë kryesore.

Nuk ka raporte për viktima. Mbështetësit e presidentit të rrëzuar të Egjiptit, Mohammad Morsi, kanë organizuar protesta të rregullta kundër ushtrisë, që nga përmbysja e tij më 3 korrik.

Morsi, i cili mbahet në një lokacion të panjohur, pritet të dalë në gjyq muajin e ardhshëm, në lidhje me përleshjet vdekjeprurëse midis mbështetësve të tij dhe kundërshtarëve, në dhjetor të vitit 2012./kohaislame

Artikulli paraprakGjermania ndërron kurs, mbështet Turqinë për në BE
Artikulli vijuesMali i Zi, përfundon në përleshje parada e homoseksualëve