Netanjahu: Shqiptarët, që janë në shumicë myslimanë, rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur hebrenjtë

Liderët nënshkruan një marrëveshje miqësie dhe një marrëveshje bashkëpunimi mes Izraelit dhe Shqipërisë.

Netanjahu theksoi gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve, që shënojnë 25-vjetorin e lidhjes diplomatike mes dy vendeve, se miqësia mes shqiptarëve dhe hebrenjve daton që nga Holokausti, kur shqiptarët mbrojtën hebrenjtë dhe nuk i dorëzuan tek nazistët, transmeton lajmi.net.

“Ne nuk do i harrojmë kurrë miqtë tanë,” tha Netanjahu, duke theksuar se Shqipëria ishte i vetmi vend që kishte më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore se përpara saj.

Gjatë Holokaustit, shqiptarët, që janë në shumicë myslimanë, rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur hebrenjtë, raportojnë disa nga mediat e mëdha izraelitë.

73 shqiptarë myslimanë janë vlerësuar nga Izraeli për këto merita.

Artikulli paraprakIran: Synohet dialog direkt me Arabinë Saudite
Artikulli vijuesErdogan: Terrorizmi nuk ka fe, komb, racë dhe atdhe