Arbana Xharra vazhdon ti fyej myslimanët, kësaj radhe besimtaret e mbuluara (FOTO)

Kryeredaktorja e gazetës ‘Zëri’ sot ka publikuar një fotografi ku shihen disa gra të mbuluara myslimane, dhe kjo ka ngjallur reagim të gjërë në opinion, posaqërisht në rrjetet sociale.

Besimtarët dhe besimtaret me përkatësi islame reagimin e saj e konsiderojnë si provokim të radhës, por edhe më parë nuk kanë munguar fjalë përçmuese nga ana e saj, dhe e axhës së saj i njohur me emrin Fahri Xharra. Dhe shkrimet e tyre vazhdimisht nxisin fyerje anti-Islame gjithandej në rrjetet sociale.

Ja reagimi i saj mbi atë fotografi ku shihen besimtaret myslimane:

“Kjo nuk ka te beje as me mbulese, as me besim ne Zot e as me tradite tone fetare…Ky eshte investim ne ideologji me plan shume vjecar ne Kosove. Foto e shkrepur sot ne qender te Prishtines!”
Capture-10
enjëherë pas këtij publikimi kanë vërshuar fjalët fyese dhe të tmerrshme nga simpatizantët e saj në rrjetet sociale, madje fyerjet kanë ardhur edhe nga personalitetet e njohura publike shqiptare në Kosovë që u përkasin fushave të ndryshme shoqërore.

Fyerjet kanë qenë të tipit; “Ninja style, tmerr” – duke i konsideruar ninxha, “Pingvinat” – duke i krahasuar me kafshë, “Mu duk si në Kabul” duke aluduar se vetëm në kabul vishen gratë në këtë mënyrë, madje duke bërë thirrje që gratë e mbuluara dhe burrat me mjekra të ndalohen me Ligj!

Artikulli paraprakVazhdojnë protestat e refugjatëve në rajone të ndryshme të Greqisë
Artikulli vijuesFjalë urrejtjeje, deputeti izraelit: gruaja ime nuk duhet të lindë fëmijën pranë një arabeje