NEZIRI: NE VETËM PO SHFRYTËZOJMË NJË MJET DEMOKRATIK

Vendimit për vendosjen e kryqit në Komunën e Butelit, zyrtarët dhe aktivistët e partisë shqiptare në Qeveri, i janë përgjigjur me vendosje të tendave në vendin ku është planifikuar të ndërtohet kryqi. Qëndrimi i tyre nëpër tenda ka filluar nga orët e mbrëmjes së djeshme, ku pas protestave të organizuar nga BDI, demoluan gurthemelin e bazamentit dhe i vendosën tendat e tyre. Kryetari i Shtabit Zgjedhor të BDI-së, Bekim Neziri, tha se partia e tij, ka zgjedhur këtë mjet demokratik për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj ndërtimit të kryqit në Butel.

“Protestat ose pakënaqësia ndaj vendimit që e ka sjellë kryetari i komunës dhe këshilli komunal, ne të cilët jemi të organizuar shfrytëzojmë vetëm një mjet demokratik që të shfaqin pakënaqësinë tonë dhe mjetet demokratike duhet të respektohen. Çdo mjet demokratik i cili shfaqët në mënyrë paqësore siç e shpallim ne, nuk kërkon dhunë ose nuk kërkon akcion nga pala tjerër”, tha Bekim Neziri, kryetar i Shtabit Zgjedhor të BDI-së.

Ndërkohë, kryetari i komunës së Butelit, Petre Latinovski, ka mbjatur sot një pres konferencë në të cilën i ka bërë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që të lirojë hapësirën në rreth-rrotullimin në Butel, ku sipas tij, aktivistët e BDI-së janë ngujuar me tenda kundër ndërtimit të kryqit gjigant. Ai tha se MPB nuk arriti që të parandalojë prishjen e rendit dhe qetësisë.

“Ministri teknik Oliver Spasovski mbrëmë nuk kreu punën për të cilën merr rrogë nga qytetarët. Ai nuk arriti të parandalojë uzurpimin e hapësirës në komunën e Butelit”, tha Petre Latinovski.

Ai gjithashtu tha se nuk tërhiqet nga vendimi për vendosjen e kryqit, pasi që ai vendim është sjellë nga këshilli komunal dhe ka qenë legjitim

Nga ana tjetër, në reagimin e tij ministri i brendshëm Oliver Spasovski ka thënë se keqpërdorimi i simboleve etnike dhe fetare, mund të ndikojë edhe në siguri por edhe në procesin zgjedhor. “Keqpërdorimi i simboleve etnike dhe fetare që po ndodhë këtyre ditëve, mund që të ketë ndikime negative jo vetëm për të ndërlikuar situatën politike dhe të sigurisë, por edhe të rrënojë procesin për zgjedhje fer dhe demokratike”, thuhet në reagimin e MPB-së.

Ndërsa, Neziri i është përgjigjur kësaj deklarate të numrit një të Butelit, duke thënë se Latinovski fillimisht duhet të që të parandalojë çdo segment negativ si rrjedhojë e sjelljes së vendimit të njëanshëm. Neziri shtoi se shprehja e një pakënaqësie në mënyrë demokratike është e garantuar me ligj.

Artikulli paraprak(VIDEO) REAGON OPOZITA: KRYQI, SKENAR I PARTIVE NË QEVERI
Artikulli vijuesDemiri: Ambasadori Bejli urgjentisht të kërkon nga Gruevski dhe Ahmeti që të heqin dorrë nga tensionet ndëretnike