Propolisi (ose dylli, siç i themi në jetën e përditshme), e cila është një substancë rrëshinore e prodhuar nga bletët, me qëllim për të mbajtur mjaltin në hojet e zgjoit njihet prej shumë shekujsh në mjekësinë popullore për shkak të përdorimit të saj të shumtë kundër sëmundjet e sezonit të ftohtë si ftohjet, dhimbjet e fytit apo alergjitë e ndryshme.
Por, kohët e fundit kjo substancë e prodhuar nga bletët është bërë objekt i një studimi që synon t’i japë statusin e një ilaçi kundër qelizave kancerogjene që shkaktojnë kancerin e prostatës. Eksperimenti është ushtruar mbi disa minj, nga ka rezultuar se te ato kafshë që u trajtuan me substancën propolis vihej re një reduktim në masë i tumorit të prostatës. Sipas studiuesve, nëse minjtë ushqeheshin çdo ditë me propolis, qelizat kancerogjene pushojnë së rrituri, përkundrazi, në momentin që trajtimi me këtë substancë ndërpritej, fillonte përsëri zhvillimi i tumorit, raporton gazeta Shqip.
Sipas studiuesve, nuk është se me këtë substancë shkatërrohet kanceri, por qelizat kancerogjene pushojnë së rrituri dhe në këtë mënyrë mund të kapet në kohë sëmundja përpara se të përparojë. Kështu, aftësia për të mbajtur nën mbikëqyrje rritjen e tumorit, bën që ai të mund të trajtohet më me kujdes dhe të ekzistojë një shans më shumë për të pasur sukses në shkatërrimin e tij. Gjëja më e mirë në këtë rast është se kemi të bëjmë me një mjekim më se natyral, që i shtohet ndërkohë përpjekjeve të tjera të arritura nga mjekësia në luftën kundër sëmundjes së kancerit.kohaislame
You Might also Like
Bëni masazh qafës me lëngun e qepës së kuqe
Disa mjekë nga hapësira të ndryshme globale kanë përgatitur një ilaç shumë interesant, e kjo…
By
Redaksia
1 Min Read
Çfarë do ndodhë me trupin tim kur të ndërpres kontraceptivët? Përgjigjen gjinekologët
Një ditë e re, një dozë tjetër ditore estrogjeni dhe progestini. Kombinimi klasik i kontraceptivëve…
By
Redaksia
5 Min Read
Efektet e vërteta të pirjes së duhanit në trupin e njeriut
Çdokush e di se duhani është i dëmshëm për shëndetin e njeriut, madje edhe se…
By
Redaksia
6 Min Read
Ushqimet dhe ilaçet që nuk duhet të konsumohen së bashku
Disa ushqime mund të ndalojnë efektin e ilaçeve, ose në rastin më të keq mund…
By
Redaksia
2 Min Read
Ja çfarë duhet të hanë personat me anemi
Anemia shfaqet rrallë te njerëzit të cilët ushqehen shëndetshëm. Por do të kemi anemi nëse…
By
Redaksia
2 Min Read
Mbi sëmundjet e zemrës
Dy studime të reja në fushën e sëmundjeve të zemrës tregojnë se vetëm ulja e…
By
Redaksia
2 Min Read
