Ushqimet dhe ilaçet që nuk duhet të konsumohen së bashku

0
1021

Disa ushqime mund të ndalojnë efektin e ilaçeve, ose në rastin më të keq mund të kenë efekte anësore të rrezikshme.

Dr Aisling Hillick, ka treguar për “Mirror” se cilat janë këto ushqime:

Bananet

Bananet duhet t`i shmangni nëse merrni ilaçe për rregullimin e presionit të gjakut. Përzier me këto barna, bananet mund të shkaktojnë nivele të larta kaliumit.

Limoni i gjelbër

Nëse jeni duke marrë ilaçe për kollë, atëherë mos hani limona të gjelbër dhe portokall sepse mund të shkaktoni mbidozë të dekstrometorfanit dhe të keni efekte anësore si halucinacione apo të qenët i përgjumur.

 

Kafeja

Kafenë nuk duhet ta konsumoni nëse merrni ilaçe për të trajtuar astmën. Kafeina e tepërt mund të shkaktojë nervozizëm dhe paqëndrueshmëri.

Zarzavatet me gjethe

Shmangni nëse ju merrni antikoagulant. Ato kanë shumë vitaminë K, ndërsa ilaçi është projektuar për të parandaluar prodhimin e vitaminës K, kështu që nëse hani më shumë nga këto perime, ato do të ndërhyjë me efektin e antikoagulantit.

 

Qumështi

Shmangni përdorimin e qumështit nëse ju merrni antibiotikët sepse ai do të ndërhyjë në mënyrën se si këto medikamente do të pranohen nga trupi, duke ulur efektin e tyre.

Grejpfruti

Grejpruti nuk lejon që të bije niveli i statinit në trup dhe nëse ju jeni duke marrë statin për të trajtur-presionin e ulët të gjakut, konsumimi i grejpfrutit mund të shkaktojë mbidozë të këtij kimikati. Pacientët mund të përjetojnë dhimbje të muskujve, si rezultat i kësaj.

Salmoni i tymosur

Salmoni i tymosur nuk duhet të konsumohet nga pacientët të cilët përdorin antidepresivë. Problemi qëndron në faktin se të dyja përmbajnë tyraminë, dhe përziera e salmonit me antidepresivë mund të shkaktojë nivelet të lartë të këtij kimikati, gjë që çon në presionin të lartë të gjakut.