Skandali “Panama Papers” ka goditur në mënyrë të veçantë presidentin rus, Vladimir Putin.
Putin qëndron në krye të politikës ruse që prej vitit 1999, duke lëvizur midis presidencës dhe zyrës së kryeministrit.
Mirëpo, para ngritjes së tij të shpejtë në pushtet, Putini e kalonte pjesën më të madhe të jetës së tij shumë larg dritave të politikës.
Të dhënat për pasurinë e tij të pajustifikuar vijnë tani që Putin është në qendër të disa krizave botërore, nga Siria në Ukrainë.
“The worldpost” e kthen vështrimin pas për të parë të shkuarën e liderit që e ringriti Rusinë ekonomikisht dhe ushtarakisht.
1. Vladimir Putin u rrit në një apartament të përbashkët, të ndarë midis tre familjeve, në Shën Pjetërsburg (asokohe i njohur si Leningrad) dhe thotë se mban mend të ketë gjuajtur minj.
2. Gjyshi i Putinit punonte si shef kuzhine në shtëpunë e Leninit dhe më vonë gatoi edhe për Stanilin.
3. Putini fitoi një rrip të zi në xhudo kur ishte 18 vjeç dhe ende i praktikon artet marciale, që i përshkruan si një filozofi jete.
4. Putini i dashuron romanet me spiunazh. Njëherë ka thënë për spiunazhin se “ajo që më mahnit më shumë është sesi përpjekjet e një burri mund të arrijnë atë që ushtri të tëra nuk munden”.
5. Ai u bashkua me KGB-në menjëherë pas universitetit dhe i kaloi vitet 1980 duke ndihmuar policinë sekrete sovjetike për të rekrutuar spiunë në Perëndim.
6. Putini i dashuron qentë dhe i merr ata edhe në bisedimet politike. Disa mendojnë se e bën kinse për të trembur liderët e tjerë të botës.
7. Putin flet rrjedhshëm gjermanisht, por nuk është shumë i zoti në anglisht.
8. Putini dhe gruaja e tij shpallën divorcin në vitin 2013, gjatë intervalit të një baleti.
9. Putini ka dy vajza, por jeta e tyre është sekret. Ato kanë shkuar në universitet me emra të tjerë. Profesionet dhe vendet ku ato qëndrojnë janë thuajse të panjohura.
10. Ai është një i krishterë ortodoks dhe e shpreh besimin e tij në terma kontradiktore, për shembull, duke e vendosur martesën brenda të njëjtit seks në të njëjtin nivel me besimin te Djalli.