Trafikantët e njerëzve kanë përfituar mbi 5 miliardë dollarë nga vala e migrimit në Evropën jugore vitin e kaluar, thuhet në një raport të lëshuar të martën nga agjencitë ndërkombëtare për luftim të krimit, Interpol dhe Europol.
Nëntë nga dhjetë migrantët dhe refugjatët që kanë hyrë në Bashkimin Evropian më 2015 janë mbështetur në “shërbime lehtësuese”, kryesisht në rrjete kriminale përgjatë rrugës, dhe proporcioni ka gjasa të jetë edhe më i lartë më 2016, thekson raporti, raporton Reuters.
Rreth 1 milion migrantë hynë në BE më 2015, dhe shumica prej tyre paguan nga 3,400 deri në 6,800 dollarë, kështu që përfitimi për trafikantët ishte nga 5 deri në 6 miliardë dollarë, thotë raporti, transmeton Koha.net.