Terroristi dhe vrasësi amerikan i Illinois – nipi i kryebashkiakut

Amerikani nga shteti i Ilinois, i cili të mërkurën qëlloi pa asnjë arsye për vdekje një familje të tërë prej 5 personash, përfshi gjyshën, mbesën dhe burrin e saj dhe dy fëmijët e tyre 5 dhe 1 vjeçar, dhe në fund rezultoi se ky terrorist ishte një nipi i kryetarit të bashkisë.

Ronald Drake, kryebashkiaku i qytezës së Mançesterit, ku ndodhën vrasjet, konfirmoi se krimineli ishte nipi i tij 43-vjeçar, Rick Smith. 

Smith sulmoi shtëpinë e viktimave të tij mëngjesin e hershëm të 24 prillit. Disa orë më vonë ai u gjet nga policët. Gjatë shkëmbimit të zjarrit me ta Smith u plagos dhe vdiq më vonë në spital.

Policia ende nuk i ka bërë të ditura motivet e kriminelit. Raste të tilla të dhunës nga amerikanët janë shumë të shpeshta në SHBA, vendi i cili sipas organizatës amerikano-australiane për statistika të krimit NationMaster, është renditur së fundi si vendi me numrin më të madh të krimeve në botë.

Artikulli paraprakLG shet 10.3 milionë telefona për tre muajt e parë të vitit
Artikulli vijuesTerroristi dhe vrasësi amerikan i Illinois – nipi i kryebashkiakut