Nga një i dehur në Londër, e pëson me fatalitet i riu nga Podujeva

Një 25 vjeçar është mbytur nga një aksident që ka ndodhur afër stacionit të trenit në Camden Road, në Londër.
Policia ka bërë të ditur se vozitësi i automjetit është arrestuar duke qenë i dyshuar se kishte shkaktuar vdekjen nga vozitja e rrezikshme, vozitje derisa ishte në gjendje të dehur dhe për mos ndalesë.
 
Sipas medieve britanike, këmbësori kishte mbetur me lëndime të rënda por pasi kishte ekipi i emergjencës kishte deklaruar të aksidentuarin të vdekur, transmeton Telegrafi.
 
Sipas policisë, vetura nuk ishte ndalur me çka edhe ishte ndjekur nga ta duke u gjendur rreth dy milje larg nga vendi i ngjarjes, gjithashtu falë edhe ndihmës së dëshmitarëve. Burri ishte arrestuar afër veturës.
 
Telegrafi mëson se bëhet fjalë për viktimën, Agron Gashi, 25, nga Podujeva i cili për një kohë të gjatë jetonte në Londër.
Artikulli paraprakKrasniqi: Kryeministër, qeverisja nuk bëhet me shkrime në Facebook
Artikulli vijuesNë protestën e PEGIDA-së në Londër, shumë pak të pranishëm