Nga pula tek gjeli, proteina me cilësi dhe fare pak kalori

Hani më shumë mish pule, peshk dhe bishtaja: këtë thotë faqja e internetit ‘American Heart Association, këu bëri jehonë ‘Shoqëria Amerikane e Kancerit’ me ftesën për të zgjedhur pula, përveç peshkut dhe bishtajoreve në vend të mishit të kuq.

Por pse i japin aq shumë rëndësi shpendëve? Një dokument konsensusi, botuar kohët e fundit nga Fondacioni i të ushqyerit të Italisë, me mbështetjen e pakushtëzuar të Unaitalia ka dhënë shpjegimet e veta mbi këtë temë.

Profili ushqyes

Ajo cka rezulton, para së gjithash, është profili ushqyes mjaft pozitiv i këtyre mishrave. Në fund të fundit mjafton të shikoni përbërjen e gjoksit të pulës (por edhe gjoksin e gjeldetit) për të kuptuar se si pasuria me proteina me kualitetit të lartë shoqërohet me një sasi të papërfillshme yndyre dhe një përmbajtje të kufizuar me kalori. Dhe edhe në mishin më pak të ligët yndyra është e përqendruar kryesisht në lëkurë: duke e hequr atë kaloritë gjasojnë të përgjysmohen.

Studimet epidermologjike

‘Megjithatë ajo që peshon më shumë në favor të shpendëve, janë rezultatet e studimeve epidemiologjike – shpjegon Franca Marangoni, koordinator i këtij dokumenti – që tregojnë në mënyrë të qartë, përballë vlerave të rëndësishme ushqyese, mungesën e efekteve negative në shëndet. Për më tepër: konsumi i këtyre ushqimeve në kontekstin e një diete të ndryshme dhe të ekuilibruar, lidhet me përfitime në aspektin e uljes së rrezikut të sëmundjeve të caktuara, të tilla si sëmundjet kardiovaskulare dhe, sipas studimeve të fundit, edhe të disa tumoreve.’

Por cfarë mund të thuhet në lidhje me praninë e mundshme të hormoneve dhe antibiotikëve në mishin e shpendëve ? ‘Hormonet nuk do shërbenin për asgjë, si për shkak të mungesës së efektit tek zogjtë – shpjegon Guido Grilli, Departamenti i Shkencave Veterinare dhe Shëndetit Publik të Universitetit të Milanos dhe President i Shoqërisë italiane të patologjisë së shpendeve

Ashtu dhe për shkak se cikli i jetës së këtyre kafshëve është shumë i shkurtër për të pasur efekt mbi rritjen. Dhe antibiotikët përdoren vetëm për qëllime terapeutike dhe me recetë nga veterinerët përgjegjës për përdorimin e tyre, madje edhe në aspektin e dozave dhe në lidhje me me periudhën e tërheqjes. Plus ekzistojnë kontrollet e organeve institucionale, si gjatë mbarështimit ashtu dhe gjatë therjes. ‘

Artikulli paraprakJeta e vështirë e refugjatëve afganë në Iran, 13 orë punë në ditë për 13 dollarë
Artikulli vijuesGjendet i gjallë dyvjeçari, qëndroi mbi 24 orë nën gërmadhat e spitalit të bombarduar në Halep