PYD-ja si maskë e PKK-së

ANKARA (AA) – Stafi kryesor i PYD-së e cila në Siri është zgjerimi i organizatës terroriste PKK përbëhet nga militantët të cilët vijnë nga baza e PKK-së në Kandil që nga nëntori 2011 e deri tani. Shumë emra kryesorë të cilët janë gjendur në poste drejtuese të PKK-së aktualisht janë aktivë në aktivitetet e PYD-së në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtuesit e lartë të PKK-së, strukturës ombrellë e cila mbledh nën një çati strukturat në katër pjesët e të ashtuquajturit “Kurdistan” i ka vendosur emërimin “KCK”. Sipas kësaj teksa PKK është krahu i KCK në Turqi, edhe PYD formon krahun e Sirisë. Ndërsa krahu i organizatës në Irak emërohet PÇDK, ndërsa në Iran emërohet PJAK.

PYD-ja e cila u formua me udhëzimin që kreu i organizatës terroriste Abdullah Öcalan iu dha avokatëve të tij në vitin 2002, u formua si një organizatë e lidhur me PKK-në, ku bëhen përpjekje për të fshehur lidhjet organike që ka me të.

PYD strukturën e saj e përcaktoi në kongreset e mbajtura mes viteve 2003-2015. Këto kongrese u zhvilluan në kampet ilegale të drejtuara nga PKK-ja dhe nën drejtimin e organizatës. Që nga viti 2011 e këtej me dërgimin në Siri të kuadrove me përvojë nga kampet e PKK-së në Irak dhe kryesisht të Kandilit u formua YPG e cila është krahu i armatosur i PYD-së.

– Ushqen edhe terrorizmin në Turqi-

Burimet e sigurisë kanë përcaktuar se paralelisht me rritjen e ndihmës së jashtme PYD-ja që nga tetori 2015 ka nisur të transferojë armë dhe armatime ndaj organit kryesor të sajëPKK-së.
PYD-ja armët dhe municionet ndaj organit të saj kryesorë i transferon nëpërmjet linjave Kamışlı-Nusaybin, Kobani-Suruç dhe Afrin-Amanoslar. Ndërsa armët e transferuara përbëhen nga armë kundërtank, raketahedhës dhe armë automatike të rënda si dhe armë të rënda të tipit si fishekë antiajrore.

Dy sulmet terroriste të ndërmarra në Ankara më 17 shkurt dhe 13 mars ishin akte ku përmendej emri i YPG-së e cila është krahu i armatosur i PYD-së. Ditën e djeshme Ministria e Brendshme e Turqisë njoftoi se kishin përcaktuar se personi autor i sulmit terrorist të 13 marsit në Ankara i ishte bashkuar PKK-së në vitin 2013 dhe më pas kishte kaluar në Siri ku dhe kishte marrë trajnim të terrorizmit brenda YPG-së.

– Numri një i organizatës “Bahoz Erdal” i ardhur nga Kandili-

Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë theksohet se përgjegjësi i vërtetë që përfaqëson PYD-në në emër të Kandilit është Fehman Hüseyin i cili njihet me emrin e koduar “Bahoz Erdal”, dhe jo emri i paraqitur Salih Müslim i cili njihet ndryshe me emrin e koduar “Ebu Velat”. Hüseyin është drejtues i lartë i PKK që ka ardhur nga Kandili.

Hüseyin, që nga gjysma e dytë e 2014-tës e deri tani ndodhet në pozicionin e përgjegjësit të përgjithshëm të Sirisë për Kandilin. Strategjitë dhe politikat e organizatës terroriste në Kandil, Hüseyin i zbaton në stafin e PYD-së.

Hüseyin i cili në vitet 2003-2009 ishte përgjegjës i përgjithshëm i HPG-së që është krahu i armatosur i PKK-së, gjatë viteve 2001-2013 ka qenë me detyrën përgjegjës i PKK-së për Turqinë. Hüseyin vitin e kaluar nga mali Kandil kaloi në Siri.

– Anëtari i komitetit ekzekutiv të PKK-KCK u bë komandant i PYD-së-

Ferhat Abdi Şahin anëtari i komitetit ekzekutiv të PKK-KCK i cili njihet me ermin e koduar “Şahin Cilo Kobani-Mazlum” si person përgjegjës për aktivitetet e PYD-së u vendos në krye të YPG-së që është krahu i armatosur e organizatës.

Şahin i cili iu bashkua PKK-së në vitin 1990 gjatë viteve 1997-2003 ka qenë në Evropë, ndërsa në vitet 2003-2004 ka qenë në kampin Mahmur në Irakun e Veriut. Şahin i cili në vitin 2005 ka patur detyrën si anëtar i bordit ekzekutiv si drejtues i lartë i PKK-së në vitin 2012 ai kaloi në Siri. Şahin u vërejt se “nuk i ndahej nga pas” Brett McGurk i cili më 31 janar 2016 ndodhej për një vizitë në Kobani (Ayn el Arab) dhe i cili është Përfaqësuesi Special në luftën kundër DAESH-it i Presidentit amerikan Barack Obama.

– Nureddin Muhammed shefi drejtues në rradhë pas Müslim-it-

Nureddin Muhammed i cili është anëtarë i Organit të përhershëm vendimmarrës të drejtuesve të lartë të PKK/KCK për Sirinë iu bashkua organizatës në vitin 1990. Ndërsa në vitin 2009 ai u emërua si përgjegjës i HPG-së në vend të Fehman Hüseyin. Ndër të tjera Muhammed i cili që nga viti 2013 është përgjegjës për çështjet politike të drejtuesve të lartë për organizatën në Siri, në të njëjtën kohë ai është përgjegjës edhe për të ashtuquajturat kantone.

– “Imazhi femër” I organizatës prej një çerek shekulli tek PKK-ja-

Ndërsa Asya Abdullah e cila është anëtare e përhershme e organit vendimmarrës të drejtuesve të lartë të PKK/KCK-së për Sirinë ndodhet në detyrën e bashkëkryetares së PYD-së bashkë me Salih Müslim. Asya Abdullah e cila afërsisht që prej 25 vitesh ndodhet aktive në organizatë ajo para Sirisë ka qenë në Kandil dhe Gare.

Asya Abdullah në fillim të muajit të kaluar bashkë me Nesrin Abdullah e cila është një prej komandanteve të Njësive të Mbrojtjes së Grave (YPJ) pjesë e PYD-së u pritën në rezidencën Elysee nga presidenti frencez François Hollande.

– Zëvendës kryetari i PYD-së Velid Halil me emrin e koduar “Aldar Halil”-

Halil në korrik 2013 në fund të kongresit të 9-të u zgjodh në Komitetin Ekzekutiv të PKK/KCK, ndërsa në shtator 2013 në kongresin e 11-të u zgjodh në kuvendin e organizatës, ai gjithashtu ende është si zëvendës kryetar.

Në shtyp janë publikuar fotografitë e Halli me emra krerë të PKK/KCK-së si Abdullah Şen me emrin e koduar “Hamza Botan” dhe İskan Akyüz që ka emrin e koduar “Hakkı Gabar”.

– Abdullah Şen me emrin e koduar “Hamza Botan”-

Şen i cili kryen aktivitetet financuese të PKK-së në mars 2015 është dënuar me 6 vite burg nga gjykata e lartë e Dusedorfit në Gjermani për anëtarësim në organizatë të huaj terroriste. Në deklaratën e gjykatës u theksua se gjatë viteve 2003-2004 ka qenë përgjegjës për “zonën qendrore” të Gjermanisë dhe se me 19 maj 2015 ai ka vajtur në Teheran dhe më pas deri në vitin 2007 ka qëndruar në kampet e organizatës në Irakun e Veriut.

Şen në qershor të 2007-tës u arrestua në Belgjikë dhe theksohet se deri më 4 mars 2010 në qytetin Antwerpen ia ka drejtuar “Byronë e Çështjeve Ekonomike dhe Financiare” të “Shoqërisë Demokratike Kurde” e cila është edhe pjesë organizative europiane të organizatës.

Theksohet se i akuzuari ka të drejtë të apelojë në një gjykatë më lart në lidhje me vendimin e gjykatës së lartë të Dusedorfit. Şen aktualisht ndodhet në Irakun e Veriut.

– İskan Akyüz me emrin e koduar “Hakkı Gabar”-

İskan Akyüz me emrin e koduar “Hakkı Gabar” ushtron aktivitetin e tij si përgjegjës i rajonit të ashtuquajtur “Botan” nga PKK-ja dhe që përfshin rajonet Siirt, Mardin dhe Hakkari të Turqisë.

– i instruktuar nga Öcalan-

Ndërsa Cemil Amed me ermin e koduar “Fuat” ka marrë pjesë në PKK në vitin 1992 dhe është anëtar i përhershëm i organit vendimmarrës të drejtuesve të lartë të PKK/KCK për Sirinë. Pas aktiviteteve në malet Amanos në Latakia dhe Hatay ai ka qëndruar për një kohë të gjatë në Siri pranë Öcalan. Fuat i cili është anëtar i komitetit ekzekutiv që nga 2013 është përgjegjës për aktivitetet politike drejtues në bazën PKK/KCK në Siri.

– Përgjegjëse e stafit të grave të armatosura, prej 17 vitesh anëtare e PKK-së-

Hanife Hüseyin me emrin e koduar “Halide” është anëtare e përhershme e organit vendimmarrës të drejtuesve të lartë të PKK/KCK për Sirinë, u përfshi në PKK në vitin 1998. Që nga 2012 u bë anëtare e Koordinimit të “Grupit të Bashkuar Star” e cila është struktura e degës së grave të PYD-së. Brenda 2013-tës u zgjodh anëtare në Bordi Ekzekutiv të PKK/KCK dhe në Komitetin Qendror të PKK. Hanife Hüseyin në gusht të 2013 u emërua përgjegjëse në stafet e grave YPG në bazën e KCK të Sirisë. Ndërsa që nga 2015 e deri tani ajo vazhdon detyrën e saj si anëtare e përhershme e organit vendimmarrës përgjegjëse për aktivitetet e grave në fushën politike të drejtuesve të lartë të PKK/KCK për Sirinë.

Organziata praninë e militanteve femra e përdor në mënyrë efektive kryesisht në opinion dhe mediat Perëndimore për të krijuar imazhin e organziatës si “bashkëkohore, laike dhe anti-radikalizëm”.

– Përgjegjësi i Tel Abjadit nga “baza kryesore”-

Ndërsa militanti me ermin e koduar “Ferhat Derik” është drejtues i komitetit “Rojava” të drejtuesve të lartë të PKK/KCK për Sirinë. Derik në vitet 2000 ndodhej në Halep dhe në 2004 ka punuar si përgjegjës i rajoneve rurale të Halepit. Ai i cili në periudhat e kaluara ka qenë në Kandil dhe Gare, aktualisht është përgjegjës i Tel Abjadit të Sirisë që ndodhet përballë rajonit Akçakale në kufi të Turqisë.

– Nga Hakkari në Siri-

Ndërsa militanti me emrin e koduar “Çiya Kobani” që është drejtues i komitetit “Rojava” të drejtuesve të lartë të PKK/KCK për Sirinë u përfshi në organizatë në vitin 1992 në Kobani (Ayn ek Arab). “Çiya Kobani” ka ushtruar aktivitetin e tij për një kohë të gjatë në Irakun e Veriut në rajonin Zagros, ndërsa në vitin 2011 është emëruar si përgjegjës i përgjithshëm i Hakkar-it. Aktualisht ndodhet në Siri si përgjegjës i “forcave speciale të njësive lëvizëse”.

– Ka vajtur në Francë për mjekim-

Militanti Ahmet Şeker me emrin e koduar “Fazıl Gite Şınaki Botan Kerim” që është drejtues i komitetit “Rojava” të drejtuesve të lartë të PKK/KCK për Sirinë në tetor 2013 u bë anëtar i këshillit ushtarak të HPG-së që është krahu i armatosur. Şeker në 2013 u zgjodh në komitetin qëndror të PKK-së dhe u emërua me detyrë në Siri në vitin 2014 teksa ishte përgjegjës terreni në Kandil. Pasi u plagos rëndë në konfliktet në maj 2015 ai u dërgua për mjekim në Francë.

Artikulli paraprakDavutoglu: Arritëm marrëveshje historike mes Turqisë dhe BE-së
Artikulli vijuesStamboll, arrestohen 29 persona për lidhje me PKK-në