Plani i presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, parashikonte ndarjen e 120.000 refugjatëve në mënyrë proporcionale te të gjitha vendet e BE-së, sipas një plani “fair play”, ku secili vend të marrë numrin e refugjatëve në bazë të banorëve që ka, fuqisë punëtore dhe përqindjes së papunësisë.
Sipas planit në fjalë, secili shtet i BE-së duheshte të merr numër të caktuar të refugjatëve, sipas tabelës që shikoni.
E gjithë ky projekt bazohet edhe te Marrëveshja e Lisabonës, Artikulli 78, Neni 3, ku thuhet se në rast kur një shtet anëtar i BE-së, papritur bëhet strehë e banorëve të vendeve të treta, atëherë duhet të ndërhyjnë edhe shtetet tjera anëtare, për ta ndihmuar në shpërndarjen e tyre.
Problemi i këtyre marrëveshjeve nuk qëndron vetëm te disa shtete që e mohojnë si Hungaria, Slovakia e Çekia, por edhe te mos parashikimi se numri i tyre tani mund të arrijë deri në gjysëm milion, sipas informatave të ministrit të brendshëm gjerman, Thomas Maizere.
Ç’ndodh tani me refugjatët?
Deri tani vendet e BE-së nuk janë marrë vesht konkretisht për shpërndarjen e tyre, por kjo mund të arrihet edhe me anë të votës, ku 16 nga 28 anëtaret e BE-së duhet të votojnë pro masave të planit Juncker ose edhe me referendum, ku duhet të kërkohet 65% e votave të banorëve të BE-së. Mirëpo kjo ka pak mundësi të ndodhi dhe pritet që në takimet e ardhshme, në fund të Shtatorit, të mbahet edhe një takim me ministrat e brendshëm të vendeve të BE-së, për të biseduar për një hap dhe veprim konkret të të gjitha vendeve. Marrëveshja e re, pritet të nënshkruhet në 8 Tetor, ku do mësohen edhe hapat e ardhshëm dhe të kuptohet se çdo ndodh me refugjatët.