Turqi, operacione kundër organizatës terroriste PKK

Në zonën Şemdinli të qytetit Hakkari në Turqi neutralizohen 17 terroristë

Në konfliktet me anëtarët e organizatës terroriste PKK të cilët ndodheshin në përgatitje për të sulmuar bazën rajonale në zonën Şemdinli të qytetit Hakkari në Turqi neutralizohen 17 terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në faqen e internetit të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë janë dhënë informacione në lidhje me “ngjarjet brenda vendit”. Sipas njoftimit janë neutralizuar 17 terroristë pas konflikteve me anëtarët e organizatës terroriste PKK të cilët po përgatiteshin për të sulmuar bazën rajonale në zonën Şemdinli të qytetit Hakkari.

Pas kontrollit të ushtruar në zonë u konfiskuan armë dhe municione.

Ndër të tjera theksohet se edhe në rajonin Başkale të qytetit Van janë vrarë 2 terroristë nga të cilat njëra femër pas konflikteve të armatosura mes terroristëve dhe forcave të sigurisë gjatë kohës kur po neutralizohej një lëndë shpërthyese e vendosur në anë të rrugës nga anëtarët e organizatës terroriste PKK. Gjithashtu gjatë operacioneve u konfiskuan armë dhe municione të ndryshme. Ndërsa vihet në dukje se një terrorist në qytetin Şırnak është dorëzuar tek forcat e sigurisë pasi është larguar nga organizata terroriste separatiste.

Artikulli paraprakNATO do të diskutojë në tetor për një prezencë më të madhe në Detin e Zi
Artikulli vijuesVazhdojnë tarifat e zbritura të automjeteve për diasporën