Nga sot, vezët do të shiten vetëm me kod

Nga sot ka hyrë në fuqi vendimi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës që vezët duhet të blihen nga qytetarët vetëm me kod.

Flamur Kadriu drejtor i Shëndetit Publik në AUVK ka thënë për Klan Kosova se janë gjithsej 99 operator që furnizojnë dyqanet me vezë dhe secila nga to duhet ta posedojë kodin.

Kjo sipas tij është bërë që të dihet origjina e vezëve dhe se një gjë e tillë parashihet edhe me Ligjin për Ushqim.

Të vulosura, Kadriu ka thënë se duhet të jenë edhe vezët e importuara

Sipas tij, një gjë të tillë do ta bëjnë operatorët ë kufij kur edhe sillen vezët në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Kadriu potencoi se në rast se ato hasen në treg të pavulosura do të konfiskohen nga inspektorët.

Artikulli paraprakVuçiq humb terren nga ekstremi i djathtë
Artikulli vijuesReputacioni në rënie i universiteteve britanike