Nga sulmi në Francë nuk ka shqiptarë të lënduar

Ministria e Punëve te Jashtme ka shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet për popullin dhe autoritet franceze, ndërsa ka dënuar me force sulmin e rende terroriste te ndodhur dje ne Francë.

“Qëndrojmë krahë të Francës në betejën kundër terrorizmit dhe dhunës ekstreme”, thuhet në deklaratën e MPJ.

Ministria e Punëve te Jashtme shprehet se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’i ardhur në ndihmë shtetasve shqiptarë që mund të jenë të përfshirë në këtë situate krize, transmeton TCH.

Gjithashtu, ministria bën të ditur se është njoftuar nga Ambasada shqiptare në Paris se nuk rezulton te kemi shtetas shqiptar qe mund te kenë humbur jetën.

Në ndihmë të qytetarëve tanë që ndodhen në Francë dhe familjeve të tyre Ambasada shqiptare në Paris ka vënë në dispozicion numrin e kontaktit: +33147233151.

Artikulli paraprakGjendja e jashtëzakonshme në Francë mbetet në fuqi edhe në tre muajt e ardhshëm
Artikulli vijuesNjë nga viktimat e para në Nice ishte musliman